LAJMI I FUNDIT:

LOE dhe AACA nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

LOE dhe AACA nënshkruan Memorandum për bashkëpunim

Shfrytëzim i aeroplanëve për transport komercial, për shërbime të specializuara dhe kargo, vendosje të destinacioneve të reja për komunikim më të lehtë me partnerë dhe investitorë potencial nga vendet e huaja, si dhe përdorimi i dronëve, janë vetëm një pjesë e trendeve bashkëkohore që bashkërisht do t’i detektojnë Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) dhe Agjencia për Aviacion Civil Ajror (AACA) e RM-së me qëllim të produktivitetit më të madh të biznesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç u paralajmërua qëllimi i këtij memorandumi është forcimi i bashkëpunimit afarist në disa fusha aktuale me qëllim që kompanitë në kohë të informohen për aktivitete arsimore dhe projektuese, njofton AIM.


‘Së bashku do të punojmë në detektimin e trendeve dhe përvojave botërore në sektorë dhe sfera të ndryshme të industrisë. Qëllimi është të rritet produktiviteti i kompanive dhe gjatë kësaj të respektohet përgjegjësia shoqërore’, tha ndër të tjera drejtori ekzekutiv i LOE-së Aleksandar Zarkov pas nënshkrimit të Memorandumit.

Ndërsa sipas drejtorit të AACA-së Goran Jandreoski, bashkëpunimi me kompanitë dhe sektorin privat në përgjithësi është me rëndësi të madhe dhe paraqet impuls në zhvillimin e proceseve shoqërore. /Telegrafi/