LAJMI I FUNDIT:

Merr flakë një ndërtesë afër Pallatit Presidencial të Vladimir Putin

Merr flakë një ndërtesë afër Pallatit Presidencial të Vladimir Putin

Një ndërtesë shumë pranë Pallatit Presidencial në Moskë është përfshirë nga flakët.

Kremlini dhe Sheshi i Kuq janë vënë në rrezik nga shtëllungat e tymit që pushtuan Moskën.

Flakët filluan në pjesën historike të kryeqytetit rus në disa stacione metroje të premten, raportojnë, shërbimet emergjencave.


Zona e përfshirë nga flakët është rreth plot 3.000 metra katrorë dhe zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të vënë nën kontroll zjarrin për shkak të përhapjes së tij në disa drejtime, shkruan “RT”, përcjell opinion.al.

Nuk dihet nëse Presidenti Putin ndodhej në Kremlin në momentin e rënies së zjarrit.