Shoqata e Importueseve te Autorizuar te Automjeteve te Reja (SHIAR) ne bashkepunim me kompanine e specializuar per organizim te evenimenteve “MODUS”, organizojne panairin e Automjeteve “Prishtina International Autoshow”.
Panairi do te mbahet ne sallen e Panaireve ne Shkabaj (magjistrala Prishtine – Mitrovice) ne datat 11 deri me 14 Maj 2017 duke fillu nga ora 10:00 deri ne 20:00 cdo dite.
Ne kete panair i cili do te jete me ndryshe se te gjitha panairet e mbajtur deri me tani ne Kosove do te prezantohen 21 brende te automjeteve me modelet e tyre me te reja, modele nga fjala e fundit e teknologjise dhe inovacionit nga industria e automjeteve boterore.
Te pranishme ne kete panair do te jene brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.
Bujar Hoxha, Kryetar i Shoqates se Importueseve te Autorizuar te Automjeteve te Reja (SHIAR) tha “Ne kete panair po marrin pjese pothuajse te gjitha brendet qe shiten dhe distribuohen ne Kosove dhe ketu do te prezantohen modelet me te reja, te cilat deri me tani qytetaret nuk kane pase mundesi qe ti shohin. Do te kete prezantime speciale dhe shume gjera interesante”.
Kurse Leart Zeqa, nga kompania MODUS, e cila ne bashkepunim me SHIAR e organizon kete panair tha “eshte kenaqesi qe te organizosh dicka te tille dhe jemi duke bere gjithcka qe ky panair te jete nje ngjarje shume interesante dhe e paharruar per te gjithe vizitoret. Kjo ngjarje do te jete nje ngjarje atraktive per krejt qytetaret, te rinjtë dhe familjaret e jo vetem adhuruesit e Autmobilave”, perfundoi Z. Zeqa.
Perveq Automjeteve qe do te zene pjesen kryesore te hapesires prej mbi 2,000 m2, do te jene prezente edhe kompani tjera te cilat ne nje forme apo tjeter kane lidhje me industrine e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani te pasijeve, vajrave dhe aksesore per automjete por nuk do te mungoje edhe aspekti argetues si muzike, pije dhe ushqim te ndryshem.
Ne panair do te jete edhe kendi i lojrave ne menyre qe ky eveniment te jete gjitheperfshires dhe te ofroje argetim per te gjithe familjen.
Hyrja ne panair do te jete falas!
Transporti nga qyteti i Prishtines (Newborn) e deri ne sallen e Panaireve do te jete pa pagese, mundesuar nga Komuna e Prishtines permes Autobuseve te saj.
Ky panair mbeshtetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosoves dhe Ministria e Tregtise dhe Industrise.
Në ditët në vijim do të ju njoftojmë më detajisht për Premierat nacionale dhe gjërat e vecanta që do të prezantohen nga brendet e ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Furgoni i parë për kamping me energji diellore
Kompania zvicerane dëshiron të prodhojë aeroplanin hipersonik me hidrogjen
Versioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Një zgjidhje e re për pronarët e automjeteve elektrike që jetojnë në ndërtesa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron