LAJMI I FUNDIT:

Shtatëvjeçari për muaj të tërë i ankohej nënës për dhimbe të mëdha kokë, pasi pa vizatimin e tij e dërgoi me urgjencë në spital (Foto)

Shtatëvjeçari për muaj të tërë i ankohej nënës për dhimbe të mëdha kokë, pasi pa vizatimin e tij e dërgoi me urgjencë në spital (Foto)

Emre Erulkeroglu shtatë vjeç për muaj të tërë i është ankuar nënës së ka dhimbje të mëdha në kokë, kurse ajo kishte kaluar muaj të tërë duke u munduar ta zbulojë se çfarë po e mundon birin e saj.

Megjithatë, vetëm kur pa vizatimin e tij e kuptoi se ai ndoshta mund të ketë tumor në kokë, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi u dërgua në spital, mjekët vendosën t’i bëjnë analiza të detajuara për ta konstatuar me saktësi se çfarë po e mundon vogëlushin. Aty e kuptuan se ai vuan nga migrena.


Problemet shëndetësore të vogëlushit Emre filluan t’i shfaqen në fund të vitit 2015, kur në një mëngjes u zgjuar me kokë dhimbje të mëdha që e detyruan të vjell.

Ata e kishin dërguar menjëherë te mjeku i cili u kishte thënë se dyshon që i biri i tyre mund të vuaj nga migrena. Megjithatë, kjo situatë nuk iu përsërit atij, dhe ata i kthyen në shtëpi.

Megjithatë, atij i filluan dhimbjet më të mëdha në kokë që i zgjasin për javë të tëra. Ndërsa prindërit e tij insistonin që t’i nënshtrohet analizave të detajuara, dhe kështu vendosën ta fusin në rezonancë magnetike.

Aty u është thënë se vogëlushi ka një cist në gjëndrën pineale të trurit, por se besonin se ajo nuk ishte burimi i dhimbjeve të kokës. Dhe kështu i kthyen sërish në shtëpi.

Por, gjendja e tij sa vinte e përkeqësohej, dhe në fund e kuptuan se cisti ishte rritur aq shumë sa që kishte marrë formën e një cisti të tumorit i cili nuk mund të operohet. Ai tani është nën mbikëqyrje të mjekëve, dhe po presin nëse gjendja e tij shëndetësore do të përmirësohet.

Dhe derisa nuk u ka mbetur asgjë tjetër përveç se të presin, nëna e tij Tiffany e ka ndarë historinë e saj me ueb-faqen “The Brain Tumor Charity” për të paralajmëruar të tjerët e në veçanti prindërit, të cilët duhet t’i dinë simptomat e tumorit në tru dhe t’i marrin seriozisht ankesat e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti

Azia
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori