LAJMI I FUNDIT:

Kodra e Diellit e zbrazur edhe në pranverë

Kodra e Diellit e zbrazur edhe në pranverë

Në Bjeshkët e Sharrit në këtë periudhë të vitit, rrallë mund të vërehen turistë edhe pse ky vend me pejsazhin e bukur, ujvarat, por edhe kushtet e mrekullueshme për ecje dhe çiklizëm ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit. Nga Lidhja ballkanike për turizmin alternativ, thonë se kjo qendër nuk ka as kushtet themelore për zhvillim të turizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njohësit e kësaj çështje, thonë se shumë pak duhet të bëhet që ringjallet kjo pasuri. Si shembull përmendën zhvillimin e sportit të ngjitjes, i cili është një hap i madh për zhvillimin masiv të turizmit.

Nga klubi bjeshkatar “Luboten”, thonë se një kohë të gjatë është përpiluar hartë për 54 vende të sportit të ngjitjes në Bjeshkët e Sharrit, projekt që sipas tyre mund të sjell vizitorë të shumtë në Sharr.


Si arsye për moszhvillimin e turizmit alternativ, thuhet të jetë edhe procesi i bllokuar rreth procedurës që Bjeshkët e Sharrit të shpallet park kombëtar./Telegrafi/