Sot do të kisha turp të isha socialist!
Pasi më kishin thënë se ky është njeriu që tradhtoi 80 mijë zemra të majta.
Pasi më kishin thënë se duhet të ngriheshim për ta rrëzuar atë që i quajti të vrarët e 21 janarit kokëpalarë.
Pasi më kishin thënë se do t’i vinte fundi politikanëve që kapen më bllok në dorë.
Pasi më kishin thënë se nuk do ta falnin kurrë atë që kontribuoi në vjedhjen e 10 votave në Tiranë.
Pasi më kishin thënë se duhej përbuzur ai që i qe “ngjitur Saliut si Meta pas këpucës”.
Pasi më kishin thënë se ai është pjesë e “çiftit të të hollit me të trashin, që vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë”.
Sot do të kisha turp të isha socialist !
Sepse, pasi erdha në pushtet më thanë që këtë “qelbësirë” e kishim futur në gjirin tonë si një vegël për të bërë të mundur largimin e Saliut.
Sepse më kishin thënë se ai shumë shpejt do të përgjigjej për ato që kishte bërë.
Sepse më kishin thënë ai do të kishte fatin e asaj drejtroreshës së Arsimit në Lushnje, që e burgosën si taksambledhëse LSI-ste.
Sepse më kishin thënë që i kemi gjetur lidhjen me Kastriot Ismailin, njeriut të përfshirë aq keq ne çështjen e CEZ-it.
Sepse më kishin thënë që lideri im e kishte dorëzuar në Berlin dosjen që do ta shpinte pas hekurave vëllain tim armik.
Sepse më kishin thënë që atë ia kishim dalë ta izolonim në skenën diplomatike dhe nuk e takonte më as zëvendëssekretarja e shtetit Malloi dhe as Anxhela Merkel.
Sepse më kishin thënë se pikërisht për të ishte ngritur e gjithë skema gjigande e reformës në drejtësi.
Sot do të kisha turp të isha socialist!
Pasi kam dëgjuar për katër vite me radhë se vendin e kemi mbushur ne me hashash deri në pikën që duhet futur ushtria.
Pasi kam dëgjuar se policia po bëhet gati të vjedhë zgjedhjet.
Pasi kam dëgjuar se reforma në arsim ishte dështimi më i madh i qeverisjes sonë.
Pasi kam dëgjuar se shëndetësia falas ishte një përrallë për të vjedhur me koncesione.
Pasi kam dëgjuar se Sajmir Tahiri ishte një tip Fusheje që përgjonte gjithkënd dhe ishte i lidhur me bandat.
Pasi kam dëgjuar se Reforma në Drejtësi është një projekt që do t’i japë Shqipërisë një Erdogan.
Pasi kam dëgjuar se për hir të një karrigeje, kryeministri im është i gatshëm ti vërë flakën vendit.
Sot do të kisha turp të isha socialist !
Sepse edhe tani në fund më thanë se çadrën e kishte ngritur dhe frymëzuar aleati ynë.
Sepse më thanë se ai po koordinonte gjithçka me Berishën për të penguar vettingun.
Sepse më thanë se ai po bënte të gjitha përpjekjet për të rrëzuar pa vota Edi Ramën.
Sepse më thanë se më në fund do ta hiqnim qafe.
Sepse më thanë që tashmë ishim të sigurt dhe se mund t’i fitonim zgjedhjet të vetëm.
Sot do të kisha turp të isha socialist !
Se për hir të atyre që dëgjova për tetë vite me radhë, qeshja me njeriun që thoshte se nuk do të pranonte kurrë të ishte një president jokonsensual.
Se për hir të atyre që më kishin ngulur në kokë, tallesha më atë që propagandonte se nuk hynte në zgjedhje pa opozitën.
Se për hir të besimit që kisha tek prijësit e mij, e ironizoja “aleatin” që fliste për një 18 qershor farsë.
Po, po, sot është vërtet e turpshme të jesh socialist. Sepse, sot, pas refrenit të propaganduar për tetë vite me radhë, Edi Rama po lëpin gjithë çka pështyrë. Ai po e bën Ilir Metën president duke vazhduar të thotë se Rilindja do të funksionojë, se Reforma në drejtësi nuk do të vonojë dhe se Shqipëria po bëhet përditë e më e mirë.
Po, po është e vërtetë, socialistët nuk meritojnë asgjë më shumë sesa Metën president. /Lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë