LAJMI I FUNDIT:

Bujqit bllokojnë rrugën rajonale Gradsko-Veles

Bujqit bllokojnë rrugën rajonale Gradsko-Veles

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) informon se nga ora 15:00 rruga rajonale Gradsko-Veles është e bllokuar në mbikalimin për fshatin Viniçani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rruga rajonale është e bllokuar në dy drejtimet nga 10 persona me makina bujqësore. Më herët LAMM informoi se intenziteti i komunikacionit jashtë qyteteve është rritur./Telegrafi/