LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” mbledh mjetet për ndërtimin e 7 shtëpive të familjeve në nevojë

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” mbledh mjetet për ndërtimin e 7 shtëpive të familjeve në nevojë

Kompania “FRUTEX” dhe Fondacioni humanitar “Golden Eagle”, deri me 27 prill kanë  mbledhur afer 140,000 euro për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet në nevojë.

Fushatën “Dhuro 5 centë për ndërtimin e 7 shtëpive” kompania “FRUTEX”, e konsideron shumë të suksesshme pasi që mjetet janë mbledhur një muaj më herët sesa ka qenë e planifikuar të zgjas fushata.


Me 4 shkurt të këtij viti “FRUTEX” ka nisur fushatën për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve RELAX, do të ndahen nga 5 cent, dhe mjetet e mbledhura do të shkojnë në fondacionin humanitar “Golden Eagle” për ndërtimin e këtyre shtëpive.

Nga mbledhja e këtyre mjeteve, shtëpitë e katër familjeve të para tanimë janë në fazën e fundit dhe shumë shpjet pritet që këto familje të vendosen në shtëpitë e tyre.

Katër  familjet e para që janë përzgjedhur nga Fondacioni, për ndërtimin e shtëpive janë: familja e Mentor Aliaj nga fshati Shtuticë i Komunës së Drenasit, Fatmir Qazimi nga fshati Cërnillë i Komunës së Ferizajit, Osman Krasniqi nga Lagja Arbanë e Prizrenit dhe Avni Qatani nga fshati Duhel i Therendës.

Shumë shpejt pritet përzgjedhja e tri familjeve, të cilave do t’iu ndërtohen shtëpitë.

Gjatë këtyre dy viteve të ekzistimit, Fondacioni “Golden Eagle” ka ndërmarrë shumë aktivitet bamirësie, duke ndarë donacione për 3 spitale, atë në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan

Fondacioni ka ndarë bursa për 100 studentë, gjithashtu mbështest edhe institucione dhe shoqata që merren me shkollim të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori