LAJMI I FUNDIT:

Kardio-trajnimet për ndërtim të muskujve

Kardio-trajnimet për ndërtim të muskujve

Shikoni sa është optimal kardio-trajnimi derisa punoni në ndërtimin e masës së muskujve.

Nëse shmangni shiritin e vrapimit në hark të gjerë dhe ekskluzivisht bëni galiç nga frika e katabolizmit të muskujve, mund të thuhet që i bëni shërbim të keq organizmit tuaj.

Aq më tepër, kombinimi i trajnimit për këmbë midis ushtrimeve me pesha dhe trajnimet vrapuese do t’jua shtojë masën e muskujve këmbëve tuaja për 28 për qind, transmeton Telegrafi.


Frika nga humbja e kilogramëve duke bërë kardio-trajnim është treguar e paarsyeshme, ndërkaq vetë hulumtimi ka treguar që kombinimi i trajnimit të qëndrueshmërisë dhe trajnimit të rezistencës shkaktojnë stimulim specifik të proteinave të cilat më vonë çojnë në krijim të masës muskulore.

Në favor të asaj teze është edhe e dhëna e një studimi amerikan i cili ka konstatuar që bërja ekskluzive e galiçeve ngadalëson zhvillimin e shpejtë të muskujve të cilët janë vendimtarë për krijimin e masës.

Kombinimi i këtyre dy disiplinave të fitnesit do të përmirësojë nivelin tuaj të fitnesit për plot 8 për qind, pa shtuar marrjen e suplementeve të proteinave.

Praktika ka treguar që ushtruesit mesatar i mjaftojnë dy trajnime 30-minutëshe në shirit në javë në mënyrë që të arrijë ndryshime konkrete fizike në trup. /Telegrafi/