LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Nuk do të lejojmë të harrohen vrasjet politike

Gecaj: Nuk do të lejojmë të harrohen vrasjet politike

Bajram Gecaj, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka thënë se nuk duhet të mbeten të pandëshkuara vrasjet politike, posaçërisht ato të bëra në rrethana tepër të rëndësishme e shumë të ndjeshme për fatin e një vendi, sikundër ato në të cilat gjendej Kosova kur u vranë veprimtarët të LDK-së.

Gecaj në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka kohë të mirë, apo jo të mirë, kur duhet të kërkohet ndëshkimi i kriminelëve.


Sipas tij, nuk ka parti politike, institucion shtetëror, familjar apo njeri që nuk ka të drejtë ta kërkoj ndëshkimin meritor për vrasësit.

Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“NDËSHKIMI I VRASËSVE DHE “KOHA E (PA)PËRSHTATSHME”!

Është intriguese se si kur ne përmendim vrasjet e aktivistëve tonë ndër më të mirët, këto pastaj debatohen dhe diskutohen më shumë nga tjerë se sa nga ne; nga ata të cilët donë të na predikojnë se nuk është e moralshme që ata t’i përmendim; thuajse ata të kishin qenë ndonjë dëm kolateral (collateral damage) i domosdoshëm i kohës.

Kriminelët duhet të ndëshkohen. Vrasjet nuk parashkruhen. Nuk duhet të mbeten të pa ndëshkuara vrasjet politike, posaçërisht ato të bëra në rrethana tepër të rëndësishme e shumë të ndjeshme për fatin e një vendi, sikundër ato në të cilat gjendej Kosova kur u vranë veprimtarët të LDK-së, atdhetarët që dhanë çdo gjë nga vetja e tyre për të pasur ne atë që kemi sot. Kur vrasësit nuk dalin para gjyqit, ndodhin shumë të këqija, për shumë kohë. Kalimi i kohës nuk i qet në harresë ato vrasje jo. Nëse ka qëllim dikush që kjo të ndodh, ju garantojmë se ne të LDK-së jemi këtu që kjo të mos ndodh. Mosndëshkimi i vrasësve prodhon efekte shumë negative për familjarët, për vendin, për politikën, për gjyqësinë, etj. Prandaj nuk ka kohë të përshtatshme apo të papërshtatshme kur duhet të përmendet kjo e vërtetë e kobshme. Nuk ka kohë të mirë, apo jo të mirë, kur duhet të kërkohet ndëshkimi i kriminelëve. Nuk ka parti politike, institucion shtetëror, familjar apo njeri që nuk ka të drejtë ta kërkoj ndëshkimin meritor për vrasësit. Vetëm ata që duan që kjo mynxyrë të harrohet, vetëm ata që nuk duan dritë në këtë pjesë të errët të historisë sonë të re, mendojnë se kjo çështje nuk duhet të përmendet, apo duhet të përmendet vetëm diku, vetëm disi dhe vetëm nga disa. Absolutisht e papranueshme.

Përkundër të gjithave, ne, aktivistët e LDK-së, jemi politikanë, jo hetues, jo prokurorë dhe jo gjyqtarë; dhe si të tillë, ne mund t’i kemi perceptimet tona, si çdo njeri tjetër, se cili individ apo cili organizëm do të mund të ishte përgjegjës për këtë apo për atë vrasje. Megjithatë, janë organet e ndjekjes dhe të drejtësisë ato të cilat duhet, dhe shpresojmë e besojmë se do t’i ndriçojnë këto vrasje makabre të aktivistëve të LDK-së. Por, e jona është që të mbajmë institucionet relevante dhe opinionin vazhdimisht në alert dhe të vetëdijshëm për këto krime ende të pasqaruara, dhe këtë jo vetëm në kohëra fushatash, por në çdo kohë dhe në secilin aktivitet tonin”. (sic). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori