Të martën, më 18 prill, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën e ndërprerë më 11 prill, me votimin dhe shqyrtimin e pikave të mbetura, me disa plotësime. Të mërkurën, ndërkaq, zhvillohet seancë e re, në të cilën do të mbahen dy interpelanca dhe dy debate parlamentare, si dhe do të shqyrtohen disa pika të tjera.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të saj, të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, në të cilën merrnin pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Të martën, Kuvendi pritet të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe të shqyrtojë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Më pas, deputetët do të shqyrtojnë Propozim – Programin e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017 dhe të zgjedhin një anëtar të Komisionit të Pavarur për Media.
Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës, ndërsa është paraparë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, si dhe i atij për automjete.
Seanca do të vazhdojë më shqyrtimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 2017-2021 dhe shqyrtimin e Rekomandimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Propozim-vendimin nr. 20/2017, t datës 10 mars 2017, të Avokatit të Popullit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Në fund, do të shqyrtohen edhe raportet e dy komisioneve parlamentare: Raporti i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me zbatimin e Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, si dhe raporti i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.
Në seancën e të mërkurës, ndërkaq, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të paraqitet në interpelancë kryeministri Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Më pas, para deputetëve, në një interpelancë tjetër lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, do të jetë ministri Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.
Në këtë seancë, pritet të mbahen edhe dy debate parlamentare: njëri, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-102-380x233.jpg)
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit
![I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/haxhi-4-380x233.jpg)
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri
![Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/popullsia-prishtina-380x233.jpg)
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme
![Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/varroset-prifti-380x233.jpg)
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-235523-380x233.png)
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024