LAJMI I FUNDIT:

Gratë e Kosovës kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit, kërkojnë dënim maksimal për vrasësin e Zejnepe Berishës

Gratë e Kosovës kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit, kërkojnë dënim maksimal për vrasësin e Zejnepe Berishës

Gratë e Kosovës sot protestojnë kundër vendimit të Gjykatës së Prizrenit, e cila ka dënuar vetëm me 12 vjet burg, Nuhi Berishën për vrasjen e gruas së tij, Zejnepe Berisha.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me anë të kësaj proteste kërkojnë që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale.

“Fakte të shumta tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është korrekt në dhënien e dënimeve të vrasësve burra dhe gra. Gratë shpeshherë marrin dënime më të rënda edhe në raste kur ato kanë kryer veprën në vetëmbrojtje. E tërë kjo na lë të kuptojmë që mirëqenia e grave dhe vajzave në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, e kjo sidomos nga institucionet të cilat do të duhet të ofrojnë siguri, drejtësi dhe barazi në të gjitha sferat e jetës. Po ashtu, ju rikujtojmë se në të kaluarën institucionet përgjegjëse janë deklaruar se duhet të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje, por dënimet e tilla minimale nuk po përçojnë të njëjtin mesazh. Ato po japin mesazhin e gabuar se krimet e tilla makabre nuk do të marrin dënimin e merituar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.


Sipas Rrjetit  të Grave me vendime të tilla organet e drejtësisë po inkurajojnë vrasjen. Protesta fillon në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori