LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Mal të Zi, shpalos mundësitë e shumta të bashkëpunimit kulturor

Hoti në Mal të Zi, shpalos mundësitë e shumta të bashkëpunimit kulturor

Në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga ambasadori ynë në Podgoricë, Skënder Durmishi, është takuar me ministrin e Kulturës së Malit të Zi, Janko Ljumoviq, i cili ishte i shoqëruar nga Dragica Miliq, drejtore e Përgjithshëm e krijimtarisë kulturore e artistike.

Sipas një njoftimi, Ljumoviq, pasi shprehu kënaqësinë për këtë takim, shpalosi qëndrimet mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Veçmas u theksua mundësia e përshpejtimit të këtij bashkëpunimi kur kihet parasysh e dhëna se ministritë e të dyja vendeve tashmë kanë arritur ujdi në parim për nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Kulturorë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është zgjerimi i bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente të Palëve Kontraktuese në fushën e kulturës, të artit, të trashëgimisë kulturore, duke mos e lënë anash as arritjet bashkëkohore të kulturës së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, shtohet më tej, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, shpalosi mundësitë e shumta të bashkëpunimit kulturor, duke i dhënë një vend të veçantë diversitetit kulturor, takimeve me krijues, shfaqjeve teatrale, koncerteve, si dhe organizimin e veprimtarive kulturore për të dyja vendet.


“Zëvendësministri Hoti i kushtoi kujdes të veçantë librit, si një mundësi e shumanshme e bashkëpunimit që ndërlidh edhe thellimin e bashkëpunimit të komuniteteve, si vlera fundametale të shoqërive dhe institucioneve për të dyja vendet. Ai i kërkoi Ministrit Ljumoviq mbështetje të mëtejshme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO si dhe mbështetje për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Traduki, duke mos harruar ta falënderonte ministrin në fjalë për kontributin e tij për kulturën shqiptare edhe përpara se të emërohej ministër. Në të dyja rastet, Ministri Ljumoviq, e garantoi Zëvendësministrin Hoti se mbështetja jo vetëm që nuk do të mungojë, por ajo do të thellohet”, bëhet e ditur më tej në njoftim.

Po sipas njoftimit, gjatë bisedës ndërmjet Hotit dhe Ljumoviq u preken edhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse si: arkivat kombëtare, bibliotekat dhe muzetë.

“U theksua nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit në lëmin e letërsisë, të muzikës, të arteve pamore dhe performuese, të veprimtarive botuese, të kinematografisë dhe mediave tjera audio vizuale. Zëvendësministri Hoti dhe Ministri Ljumoviq shprehen kënaqësinë që gjatë këtij muaji është i mundshëm nënshkrimi i Marrëveshja për Bashkëpunimin Kulturor ndërmjet të dyja ministrive tona në Prishtinë”, përfundohet në njoftimin e MKRS-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori