LAJMI I FUNDIT:

Nisma pritet të takohet me AAK-në dhe VV, koordinohen për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Nisma pritet të takohet me AAK-në dhe VV, koordinohen për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Nisma për Kosovën gjatë ditës pritet të mbajë takime me shefat e grupeve parlamentare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për t’i harmonizuar qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Deputeti i Nismës, Enver Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se janë në konsultim me opozitën dhe besojnë se iniciativa e tyre do të jetë e suksesshme.

“Jemi në konsultim të ngushtë me opozitën dhe sot do të kemi takime me shefat e grupeve parlamentar të AAK-së dhe LVV-së. Do të harmonizojmë qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë Hoti.

Ai tha se sot do të bisedojnë edhe me deputetët tjerë për t’i bindur në dhënien e nënshkrimit të tyre.

“Jam plotësisht optimist që do t’i mbledhim këto nënshkrime për inicimin e mocionit të mosbesimit pasi shumë deputetë mendojnë që vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Hoti për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori