Jan D. Walter
Mendimet janë të lira. Kjo vlen edhe për shprehjen e mendimit dhe ndjenjave. Por, mund të dënohet përhapja e tyre, sepse gjuha – e shkruar apo e folur – është një veprim që arrin efekte të caktuara. Ndaj sanksionohet me ligj.
Se kur janë thirrjet për dhunë dhe ofendimet personale të dënueshme – këtë duhet ta vendosin gjykatësit. Por, kush duhet të dënohet për përhapjen e tyre? Personi që i ka përhapur, si dhe ai që ka ndihmuar në përhapjen e gjërave të tilla, thuhet në ligjet gjermane.
Facebook & Co. nuk mund të dënohen – as “si ndihmës”. Ndaj, Qeveria gjermane po kërcënon me një ligj të ri, i cili parashikon dënime prej miliona eurosh, në qoftë se platformat në internet nuk i heqin shpejt këto gjëra. Ligji kërkon pra nga platformat që të marrin përgjegjësi për sjelljen e shfrytëzuesve të tyre. Një pjesë e përgjegjësisë kalon pra në duart e sipërmarrjeve.
Por, nëse kjo kalon, do të thotë se edhe Daimler apo dhe Audi mund të thirren për përgjegjësi, në qoftë se ndonjë shofer i këtyre makinave bën ndonjë vepër penale. Kjo ide nuk është diskutuar kurrë seriozisht deri tani. Jo vetëm për shkak të lobit të fuqishëm të automjeteve, por për faktin se është – absurde. A mund të përgjigjet WMF apo Opinel për shkak se një dramë familjare është kryer me një thikë të prodhuar nga ato? Apo Hilti dhe Bosch për thyerjen e një kasaforte? Aral apo Shell për një zjarrvënie në ndonjë vendstrehim për refugjatë? Ndonjë debat apo dënim nuk ka deri tani as për koncernin Rheinmetall – për shkak të shkeljes së demonstruesve në Kairo me tanket e prodhuara atje.
Kërcënimi i Facebookut me dënime, për shkak se një shfrytëzues i rrjetit e ka keqpërdorur platformën për shprehjen e mendimit, është absurd. Daimler dhe Audi nuk janë fajtorë nëse dikush vozit ndonjë makinë në qytet 150 km/h, ndaj as Facebook nuk mund të jetë përgjegjës për mendimet e përhapura të shfrytëzuesve. Përgjegjësinë e mbajnë vet ata – pra njerëzit. Ata janë përgjegjës për veprat e tyre.
Nëse Qeveria federale vërtet do të bëjë diçka kundër përhapjes së urrejtjes në rrjetet sociale, atëherë prokurorët dhe hetuesit duhet të mbledhin sa më parë të dhënat për përdoruesit. Nëse hetuesia ka nevojë për identifikimin e personave që fshihen pas profileve, për këtë mund të bisedohet. Deri tani është respektuar ndarja e pushteteve dhe kjo është dëshmuar si e mirë për demokracinë. Pse duhet të ndryshojë kjo tani?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet