Bret Stephens
Kjo javë shënon njëqindvjetorin e hyrjes së Amerikës në Luftën e Parë Botërore, kur Woodrow Wilson u zotua se “bota duhet të bëhet e sigurt për demokracinë”. Ai dhe bashkatdhetarët e tij nuk arritën ta bëjnë në kohën e tyre. Ne po dështojmë në kohën tonë.
Disa nga lajmet e javës: Në Rusi, udhëheqësi i opozitës, Alexei Navalny, është në burg për shkak se udhëhoqi protestat antikorrupsion muajin e kaluar. Në Venezuelë, Gjykata e Lartë i dha presidentit NIcolas Maduro, kontrollin e plotë mbi të ardhurat nga shitja e naftës së vendit. Në Ekuador, një kandidat me emrin domethënës, Lenin Moreno, pretendoi fitoren në zgjedhjet e të dielës, me premtimin për të çuar përpara politikat populiste-autoritare të presidentit në largim, Rafael Correa.
Në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan, po bën fushatë për ndryshimet kushtetuese, që do të zgjasin qëndrimin e tij në detyrë, deri në vitin 2029. Në Filipine, presidenti Rodrigo Duterte, ka premtuar se do të falë dhe ngrejë në detyrë 19 oficerë policie, të implikuar në vrasjen e një politikani, ndërsa ka burgosur ish-kreun e komisionit të të drejtave të njeriut në vend.
Në Hong Kong, Carrie Lam, kandidatja e preferuar e Pekinit, u “zgjodh” si shefe ekzekutivi me votat e 0.03 për qind të popullsisë së territorit; nëntë aktivistë pro-demokracisë u arrestuan të nesërmen. Në Francë, kandidatja e parë në sondazhe për zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, kërkoi për të rrisë mbështetjen mes votuesve, duke i bërë një vizitë Vladimir Putinit, në Moskë.
Këto lajme nuk janë thjesht një seri anekdotash. Viti 2016 “shënoi të 11-in vit radhazi, të rënies së lirisë globale”, raporton Freedom House në raportin më të fundit. “Një total prej 67 vendesh pësuan rënie neto në të drejtat politike dhe liritë civile në vitin 2016, krahasuar me 36 që regjistruan përparime”. Vetëm 39% e popullsisë së botës jeton në vende të lira sot, nga 46 për qind që ishte një dekadë më parë.
Si u bë bota kaq e pasigurt për demokracinë?
Konstatimi shastisës në raportin e Freedom House është se gërryerja globale e lirisë politike, po ndodh kryesisht në demokracitë. Njerëzit po humbasin besimin tek liritë, që duket se nuk po përmbushin më premtimet për një jetë më të sigurt, më të pasur, e më të drejtë.
Në disa raste, polarizimi politik afatgjatë çon në qeverisje joefikase, gjë që nga ana e vet, shton oreksin e publikut për liderë, të cilët premtojnë rezultate të shpejta, pavarësisht nga “vogëlsirat” ligjore. Në vende të tjera, një formë “e ndenjur” e politikës së konsensusut, shpie në polarizimin ideologjik, teksa partitë kryesore nuk arrijnë të merren me shqetësimet e njerëzve.
Dhe, ndonjëherë, njerëzit magjepsen prej demagogëve karizmatikë, duke zbuluar vetëm shumë me vonesë, drejtimin ku po shkojnë. Kjo ishte tragjedia e Venezuelës nën Hugo Chavezin dhe e Rusisë nën Vladimir Putinin. Në të dy rastet, bumi i naftës shërbeu për të shtruar rrugën e tyre.
Në vitin 1991, politologu Samuel Huntington propozoi tezën se demokracia përparon dhe tërhiqet me valë – një valë “Jacksoniane”, që nisi në fillim të shekullit të XIX-të dhe ra vetëm pas ngjitjes në pushtet të Mussolinit në vitin 1922; një valë e shkurtër e pasluftës, e cila ra në vitin 1960, pasi disa shtete postkoloniale ranë pre e diktaturës; dhe pastaj një “Valë e tretë” që nisi me rikthimin e demokracisë në Portugali në vitin 1974, dhe arriti kulmin në shembjen e Bashkimit Sovjetik, 17 vjet më vonë.
Teza e Huntingtonit sugjeron se ajo që po ndodh sot është e pashmangshme: se demokracia ka një mënyrë për t’u shtrirë më shumë se sa mundet, përpara se më vonë, t’ia dalë të hedhë rrënjë të thella. Ajo gjithashtu ofron arsye për qetësi: trendi i tanishëm nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Shumica e diktaturave, në fund do të shemben prej kontradiktave të tyre të brendshme, ndërsa shumica e demokracive do të ringrihen, falë aftësisë së tyre për të korrigjuar gabimet përmes zgjedhjeve.
Ndoshta. Ose, ndoshta kauza e demokracisë ishte thjesht fatlume në vitin 1931, kur Winston Churchill nuk u vra nga një taksi në New York dhe ishte sërish me fat në vitin 1942 kur pilotët amerikanë goditën shënjestrat e tyre në Miduej, dhe ishte fatlume një herë të tretë, në vitin 1985, kur Bashkimi Sovjetik zgjodhi një udhëheqës, që ishte aq budalla sa të mendonte se komunizmi mund të reformohej. Marshimi i lirisë qëndron mbi krahët e fluturave.
Por, qëndron edhe në shembullin moral dhe vetëbesimin ideologjik të fuqive më të mëdha demokratike. SHBA ka sot president, një njeri i cili në mënyrë eksplicite hedh poshtë konceptin e jashtëzakonshmërisë amerikane, nuk shfaq interes në denoncimin e shtypjeve autoritare apo nuk mbështet disidentët demokratikë, heq paralele mes praktikave të regjimit të Putinit dhe atyre të qeverisë amerikane, dhe ka ndezur teori konspirative për një “shtet të thellë”, i cili lëviz fijet në Washington.
Nëse amerikanët nuk mund të binden për meritat dhe të mirat e sistemit tonë, përse duhet të binden të tjerët? Nëse fituesi i zgjedhjeve në SHBA është një person që fut në siklet – apo edhe tmerron – pjesën më të madhe të botës së lirë, si mund t’u themi rusëve dhe kinezëve të zakonshëm, se rruga e demokracisë nuk është thjesht rruga e një kllouni?
Dikur amerikanët ishin shumë të kujdesshëm për të ardhmen e lirisë në botë. Humbni atë kujdes, humbni lirinë. /WSJ/Përgatiti: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje