Bleu veturën Porsche 911 gjysmë të prishur për pak para, pas intervenimeve mekanike ia rriti vlerën në 100 mijë euro (Foto/Video)
Adhuruesit e flaktë të auto-industrisë gjermane, e në veçanti të veturave sportive që dalin nga shiritat prodhues të fabrikës së Porsche, gjithsesi se do t’ju thonë që modeli “Porsche 911” është një nga modelet më të mira që ndonjëherë është prodhuar.
Këtë gjë është munduar ta dëshmojë amerikani Tyler Hoover i dashuruar në vetura, i cili ka blerë një “Porsche 911” gjysmë të prishur për 9.500 dollarë (rreth 8.500 euro) dhe pas disa intervenimeve ia ka rritur vlerën në 100 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Modeli i tij “Porsche 911 Carrera” ngjyrë të hirtë, kishte të kaluar plot 391 mijë kilometra.
“Të preferuarin” e tij e ka quajtur “Apollo 911”, kurse arsyeja për këtë është se vetura e tij ka përshkruar disa kilometra më shumë sesa që Hëna është larg nga Toka.
Hoover dëshironte t’ia dëshmonte botës që “Apollo 911” i tij është në gjendje të mirë mekanike. Dhe kështu vendosi të marrë një rrugë të gjatë, dhe të vizitojë panairin tradicional të kësaj marke që mbahet në Florida.
Tyler ishte nisur me veturë nga Kanzas për në panairin që po mbahej në Florida në ishullin Amelia. Kilometrat të cilat është dashur t’i përshkojë ishin rreth 2.400.
Pas disa intervenimeve të vogla brenda veturës, ai mori rrugën për t’i dëshmuar të gjithëve që “Porsche 911” i tij pa kurrfarë problemi mund t’i përballojë këto mijëra kilometra.
Përvojën e tij e ka filmuar dhe më pas e ka postuar në kanalin e tij zyrtar në YouTube. Shikoni videon e postuar më poshtë për ta kuptuar se çfarë i ka ndodhur gjatë rrugës.
Modeli i parë i “Porsche 911” është prodhuar në vitin 1963, dhe deri më sot janë nxjerr nga fabrikat e Porsche dhjetëra mijëra vetura sportive të këtij modeli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025
Një Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
Këto Honda futuristike së shpejti do të hyjnë në prodhimin serik
Volkswagen tregon se pse veturat elektrike janë 'shumë më të besueshme' se ato me gaz
Një tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
Lamborghini me shitje rekord në 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025