Përfaqësuesit e familjeve të personave të pagjetur e kanë quajtur diskriminues Ligjin për persona të pagjetur, duke kërkuar ndryshimin e tij nga fillimi deri në fund.
Ata akuzuan institucionet se nuk po bëjnë asgjë për kategori, madje po e përbuzin që 17 vjet pas luftës kategorinë me të ndjeshme të shoqërisë kosovare.
Gjatë diskutimit për ndryshimin e Ligjit për Persona të pagjetur në Komisionin për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, përfaqësuesi i familjarëve nga Mitrovica Bajram Qerkini tha se ky ligj që nga fillimi ka qenë për ta diskriminues, prandaj edhe nuk pati asnjë fjalë për t’iu thënë faleminderit deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Qerkini e quajti shqetësues kushtëzimin që ua ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, se ata persona që kanë mbushur moshën e pensionit, të zgjedhin mes pensionit dhe ndihmës si familjarë që ka të zhdukur.
Madje Qerkini ftoi deputetët që të dalin vetëm pesë minuta në vendin e tij.
“Ju kisha lutur juve po të ishit pesë minuta në vend temin, s’po them më shumë, veç pesë minuta, çka sot i kishit thënë Komisionit parlamentar”, theksoi Qerkini.
I nervozuar, Qerkini u tha deputetëve se janë lodhur me premtime të politikanëve.
Vërejtje dhe rekomandime dhanë edhe përfaqësuesit tjerë. Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur Prenk Gjetaj tha se duhet urgjentisht të ndryshohet ky ligj, derisa dha disa ide konkrete.
Ndërsa, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave” Nysrete Kumnova tha se kategoria e familjeve të personave të pagjetur është e ndjeshme dhe këtë po e bën edhe me të vështirë diskriminimi që po ua bënë ligji aktual.
Ajo kërkoi nga Kuvendi ta shqyrtojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e pensionit të punës personave që marrin pensione në emër të viktimave civile të luftës.
Kryetari i Këshillit të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi ka parashtruar disa kërkesa të cilat tha se duhet patjetër të futen në ndryshimin e Ligjit për persona të pagjetur, pasi sipas tij, kategorisë më të goditur që 17 vjet rresht i shkelet një e drejtë elementare e njerëzore dhe të ketë kaq pak përkujdesje, është e papranueshme.
Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka shqyrtuar edhe vendimin e Avokatit të Popullit për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, por nuk ka arritur të marr vendim për t’i dërguar emrat në seancë për votim. Kjo, pasi deputeti serb Nenad Rashiq, tha se do ta shkelin rregulloren po qes e dërgojnë kështu, meqë mungon edhe një kandidat i komunitetit serb dhe se nuk janë dy ashtu siç kërkohet që për një pozitë të jenë dy kandidat.
Mirëpo, për këtë Komisioni vendosi që drejtoria ligjore e Kuvendit të merr një vendim se çfarë të bëhet me listat e kandidateve për zëvendës-avokat, nëse duhet ta dërgojnë kështu si është në Kuvend, apo të shpallet konkursi për një kandidat nga minoritetet. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri të mërkurën reshje shiu, nga e enjtja nis përmirësimi i motit në Maqedoninë e Veriut
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova
Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit