LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: 4-vjeçari vetëvaret në dhomën e zhveshjeve të dyqanit

E dhimbshme: 4-vjeçari vetëvaret në dhomën e zhveshjeve të dyqanit

Gjatë fundjavës, një djalë i quajtur Rya Pena në Mankato të Minnesotas, vari veten aksidentalisht në dhomën e zhveshjes së dyqanit, ndërsa ishte me gjyshen e tij.

Policia thotë se djali u largua nga gjyshja e tij, e cila po bënte pazar në dyqan dhe hyri në një dhomë.


Ai me sa duket, mbylli derën, u ngjit në një stol, mori një bluzë dhe u var në varësen për palltot.

“Ne besojmë se ai është vetë kapur në varësen e rrobave dhe nuk ka mundur të çlirohet”, tha komandanti i sigurisë publike Jeremy Clifton për CNN.

Këmbët e fëmijës nuk mund të arrinin në dysheme dhe për pasojë ai është mbytur, ndërsa gjyshja e tij dhe të tjerë kërkonin çmendurisht për të. I vogli u gjet, por ishte tepër vonë.

Denise Gonzalez, tha se djali i saj ka humbur jetën e tij thjesht duke luajtur.

“Kjo është gjëja e vetme që unë mund ta përshkruaj. Ai ishte duke luajtur për shkak se ishte shumë kurioz, aventurier dhe gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha ajo.

Gonzalez tha se ajo do ta mbajë mend djalin e saj si vërtet aktiv, si një djalë i vogël që donte të hidhej nëpër kolltukë dhe të rrokullisej.

“Ai ishte një guximtar”.

Familja e tij ka ngritur një faqe GoFundMe për të mbledhur para për funeralin e tij. /oranews.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori