LAJMI I FUNDIT:

Këtë telefon të mençur nuk dëshiron ta blejë askush

Këtë telefon të mençur nuk dëshiron ta blejë askush

Kah mesi i vitit të kaluar në treg ishte paraqitur Solarin, telefoni i mençur super i sigurt i kompanisë izraelite Sirin Labs.

Kompania përmes kampanjës crowdfunding kishte mbledhur 72 milionë dollarë për projektin në fjalë, por tash ka rënë në probleme të mëdha.


Solarin kushton 14.000 dollarë, ndërsa aty duhet shtuar edhe TVSH-në.

Telefoni Solarin ofron siguri të madhe, pasi sipas dëshirës mund ta vendosni në mënyrën e sigurt të punës dhe ashtu mundësoni vetëm thirrjet dalëse dhe porositë e shifruara të tekstit, transmeton KosovaPress.

Qysh në fillim e pritën kritika të shumta: telefoni kishte sistem operativ  Android 5.1 Lollipop dhe atë në kohën kur gjenerata e ardhshme e sistemit operativ të Google e kishte shkelur në treg. As çipseti nuk ishte diçka e re, pasi bëhej fjalë për Qualcomm Snapdragon 810 të vjetër një vit. Kamera prej 23 megapiksel ishte treguar po ashtu e ngadalshme dhe rezultonte me fotografi jo të mira.  Siç raporton Android Authority, Sirin Labs aktualisht ndodhet në probleme të mëdha. Për shkak të ristrukturimit të kompanisë, numri i punonjësve është reduktuar për një të tretën.

Sipas Moshe Hogeg, themelues dhe pronar i Sirin Labs, telefonat e tyre të mençur deri më tash kanë fituar rreth 10 milionë dollarë.  Kjo do të thotë se që nga dalja në treg e deri më tash janë shitur vetëm 750 njësi, që është numër i vogël.

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kalo në kategori