LAJMI I FUNDIT:

Ri-shpikja e të ardhmes evropiane në Webit.Festival

Ri-shpikja e të ardhmes evropiane në Webit.Festival

Webit.Festival Europe është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për digjitalizim dhe teknologji në Evropë. Edicioni i radhës për vitin 2017 përsëri do të mbahet në Sofia. Më datë 25-27 prill. Motoja e ngjarjes për këtë  vit është Ri-zbulimi i së ardhmes evropiane (re:Inventing Europe’s Future). Kjo ngjarjë është nën patronazhin e Kryetares së komunës Znj. Yordanka Fandakova dhe mbështetet nga Komisioni Evropian.

Ngjarja është pjesë e Global Webit Series, që përfshinë Istanbul (Webit.EMEA), Dubai (Webit.MENA), Singapore (Webit.APAC), Neë Delhi (Webit.INDIA) dhe Sofia (Webit.Festival Europe) kështu duke ndërtuar urë në mes Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë.

Agjenda përbëhet nga disa ngjarje paralele dhe konferenca paralele, punëtori, tryeza të rrumbullakta, ekspozita si: Marketing & Innovation Summit, Digital Transformation Summit, FinTech & Blockchain Summit, Big Data & Cloud Summit, Security & Privacy Summit, Health & Wellbeing Summit, IoE Summit, Mobility Summit, Smart Cities Summit, New Economy Leadership Summit si dhe një numër të ngjarjeve sociale. Këtu mund ta shihni skenën e gjithë vendit në Sofia Tech Park.


Përgjatë tetë viteve të fundit, bizneset, qeveria dhe mediat themeluan Webit.Festival Europe në Sofia si një platformë për diskutim të nivelit të lartë në lidhje me problemet e transformimit digjital të bizneseve dhe shoqërisë, zhvillimi i qyteteve të mençura, e ardhmja e teknologjisë, marketing dhe komunikimi. Pas ngjarjes së vitit të fundit, Forbes ka emëruar Sofian si qytet i vërtetë digjital për tregje të reja.

Një pjesë e misionit tonë është të ju ndihmojmë startup-eve të cilët kanë ide të shkëlqyeshme që ta prezantojnë vetën në audiencë më të gjerë si dhe t’iu ofrohet atyre mundësi për të garuar për marrjen e investimeve në Webit’s Founders Games. Këtë vit kemi për qëllim shpërblimin prej 200.000 euro.

Webit.Festival do të keni mundësi t’i dëgjoni folësit e niveleve të larta si CEO i JetPack Aviation David Mayman, VP  nga Cloud and Mobile Technology Strategy në IBM, Jonas Jacobi, themeluesi i Wurrly Nadine Levitt, Drejtori Editorial Global i Wall Street Journal Custom Studios Fara Warner, Chief Insights Officer Head of the CMO Practice of Forbes Media Bruce Rogers, si dhe Global Managing Director i Cisco Corporate Development Tom Yoritaka, dhe shumë të tjerë. Listën e plotë të folësve mund ta shihni ketu.

Aktualisht më shumë se 3000 pjesëmarrës janë regjistruar dhe listën mund ta shihni këtu. Vizitorët në Webit vijnë nga më shumë se 90 shtete dhe ulëset janë të rezervuara. Klikoni këtu për ta siguruar pjesëmarrjen tuaj.

Në trend Teknologji

Më shumë
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Brukseli do të vëzhgojë nëse Musk shkel ligjin e BE-së në transmetim të drejtpërdrejtë me lideren gjermane të së djathtës ekstreme

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

E gjithë ajo që duhet të dini për internetin e Starlink: Sa kushton, për çfarë përdoret kryesisht dhe si qëndron në shpejtësi ndaj 5G

E gjithë ajo që duhet të dini për internetin e Starlink: Sa kushton, për çfarë përdoret kryesisht dhe si qëndron në shpejtësi ndaj 5G

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Kalo në kategori