LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të problemeve me dyer, Ford do të kthejë prapa rreth gjashtëmijë makina (Foto)

Për shkak të problemeve me dyer, Ford do të kthejë prapa rreth gjashtëmijë makina (Foto)

Për shkak të dorezave të dyerve që mund të bllokohen në rast të aksidenteve, Ford do t’i kthejë prapa të gjitha veturat e prodhuara më 13-31 janar të këtij viti.

Shumica e këtyre Mustangëve e kanë problemin në derën pranë shoferit, por ka raste kur është edhe në anën tjetër.


Kompania kërkon nga të gjithë klientët, që i kanë blerë makinat e shitura në Amerikën Lindore, në Meksikë dhe në Kanada, t’i kthejnë prapa që të rregullohet defekti.

Kjo ndodh pak kohë pasi u kërkua të kthehen prapa disa Mustangë që kishin probleme me jastëkët e sigurisë dhe që mund të përfshiheshin nga flakët. /Telegrafi/