Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot debat publik me qytetarë, deputet të Kuvendit të Kosovës nga rajoni i Pejës dhe kryesuesin e Asamblesë Komunale të kësaj komune me temë “Dialogu Kosovë – Serbi: çka më tutje?”
Pjesë e panelit diskutues ishte kryesuesi i Asamblesë Komunale të Pejës, Islam Husaj, deputetet e Kuvendit, Besa Gaxherri (LDK), Safete Hadërgjonaj (PDK), Donika Kadaj-Bujupi (LVV) si dhe deputetja, Time Kadriaj (AAK).
Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI në hyrje të debatit ka theksuar se procesi i dialogut nga shumica e qytetarëve konsiderohet si jo transparent dhe jo gjithëpërfshirës, përkundër faktit që ky dialog ka ndikim në jetën e të gjithë kosovarëve, përfshirë këtu edhe të qytetarëve nga rajoni i Pejës.
Islam Husaj, kryesues i Asamblesë Komunale të Komunës së Pejës, sa i përket procesit të dialogut ka theksuar se fillimisht është dashur që ky debat të filloj në nivel lokal me qytetarët e vendit para se të zhvillohej në Kuvendin e Kosovës.
Husaj deklaroj se Republika e Kosovës duhet të vazhdoj të dialogoj me Serbinë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohet interesi i vendit, ndërsa temat për të cilat duhet të dialogohen duhet paraprakisht të konsultohen qytetarët e vendit dhe të merren për bazë interesat e tyre, e jo të partive politike.
Husaj bëri thirrje për më shumë transparencë në procesin e dialogut dhe që kërkesat e qytetarëve rreth këtij procesi të merren parasysh.
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka potencuar se që në fillim të procesit të dialogut, Qeveria aktuale e Kosovës ka negociuar në bazë të nëntë parimeve, ku përfshihet shtetësia e Republikës së Kosovës, shtrirja e sovranitetit të vendit në veri, reparacionet dhe dëmshpërblimet e luftës dhe çështje të tjera me interes të posaçëm për vendin.
Gaxherri deklaroi se Kosova asnjëherë nuk do të diskutoj me Serbinë për pavarësinë e vendit apo për punë të brendshme të Republikës së Kosovës.
Ajo tha se duhet të rritet niveli i transparencës nga ana e Qeverisë, megjithatë jo çdoherë çështjet që diskutohen me dyer të mbyllura në Bruksel mund të bëhen publike.
Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj, ka përmendur disa marrëveshje të arritura me Serbinë që kanë ndikuar direkt në forcimin e shtetësisë së Kosovës, siç janë marrëveshja për kodin telefonik, për shuarjen e strukturave paralele, për revitalizimin e Urës mbi lumin Ibër etj.
Ajo tha se si rrjedhojë e procesit të dialogut është vendosur kufiri ndërshtetëror me Serbinë, Kosova ka shtrirë sovranitetin në veri edhe në fushën e sigurisë dhe doganave.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrija deklaroi se debati rreth dialogut është dashur të filloj në nivel lokal e të bartet në nivel qendror. Ajo po ashtu deklaroi se Kuvendi ka dhënë pëlqim për dialog për çështje teknike, por jo për ato politike.
Kadriaj ka deklaruar se për shkak të mungesës së transparencës deputetët nuk e kanë ditur nëse muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës ishte pjesë e marrëveshjes për revitalizimin e Urës mbi lumin Ibër apo jo.
“AAK përkundrejt faktit se në një fazë e ka mbështetur këtë proces, vlerëson se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura e humbë kuptimin e dialogut dhe se dialogu nuk duhet të vazhdojë”, tha ajo.
Kurse, Donika Kadaj Bujupi nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se partia e saj nuk ka qenë kundër dialogut në parim, por kundër dialogut pa parime. Ajo tha se Kosova ka qenë temë, jo palë e barabartë në këto diskutime në Bruksel.
Ajo tha që pezullimi i dialogut nuk ka ardhur si rrjedhojë e Rezolutës së votuar nga Kuvendi, por pezullimi është duke ndodhur për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025