Pas një fabrike këpucësh në qytetin e Lezhës, “Fiks Fare” ishte edhe në qytete të tjera, si Shkodër, Berat, Fier e Durrës, në disa kompani fasone në të cilat shfrytëzohet krahu i punës dhe punësohen minorene. Investigimi dyvjeçar tregoi se nga viti në vit gjendja nuk ndryshon, krahu i punës shfrytëzohet, se punësohen minorenet dhe se pagesat e këtyre punëtoreve janë shumë herë më të vogla sesa paga minimale e vendosur nga ligji.
Punëtorë, roje dhe përgjegjës tregojnë për oraret, pagat dhe siguracionet në punë, të tria këto pika të Kodit të Punës që shkelen nga kompanitë që operojnë në këtë fushë. Në të gjitha këto kompani, kohëzgjatja ditore në punë është nga 9-10 orë, ndërkohë që në bazë të Kodit të Punës, një punëtor duhet të punojë tetë orë në ditë.
“Për orët shtesë duhet të ketë pagesa shtesë”, thotë për “Fiksin” përgjegjësja e punësimit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës.
Por, në realitet nuk ndodh kështu. “Fiksi” transmetoi rrëfime të punëtoreve, që pohojnë se punojnë edhe të dielave. Nuk mungojnë edhe ekstremet, ku ka punëtorë paga mujore e të cilëve është 10.000 lekë (70 euro). Një pikë tjetër e shkelur në Kodin e Punës, i cili parashikon pagën minimale 22.000 lekë (160 euro) në muaj, pa përfshirë orët shtesë.
Në një fasoneri në Shkodër, gazetarja e “Fiksit” gjen punëtore të moshës 15 dhe 16 vjeç, të cilat tregojnë se aty punojnë edhe më të vogla sesa ato.
“Ne punojmë tetë orë në ditë edhe të shtunave. Këtu ka edhe 14-vjeçare që punojnë sa ne”, shprehen vajzat e mitura. Ndërkohë, përgjegjësit dinë si të jenë në rregull me shtetin.
Në një tjetër kompani po në Shkodër, përgjegjësja pohon se punësohen minorene 16-vjeçare, por i deklarojnë sikur punojnë me orare të reduktuara.
“E mësojmë ne sesi të thotë nëse vjen shteti, duhet të thotë punoj pak, ndërkohë ajo do t’i bëjë të gjitha orët”, thotë përgjegjësja.
E njëjta panoramë paraqitet edhe në Fier, Durrës dhe Berat. Madje në Berat, sipas rojes së një kompanie fason, mund të merrje edhe 200 lekë në ditë.
“Sa punon, aq merr. Mund të marrësh edhe 200 lekë në ditë, pasi nuk e arrin normën, edhe pse punon tetë orë, ndërsa kur marrin këto vërtetimet e punës ua shkruajnë sikur e kanë rrogën 22.000 lekë”, thotë roja.
Në një tjetër kompani simotër, po në Berat, gazetarët mësojnë se punohet mesatarisht nëntë orë në ditë.
Një përgjegjës kompanie në Durrës është i ndërgjegjshëm se e shkel Kodin e Punës për punësimin e minorenëve, duke pohuar se kishte marrë në punë shpeshherë 16-vjeçarë me kohë të plotë.
“E di që e ka Kodi i Punës të mos punojnë mbi 8 orë, por unë nuk do i paguaj nga xhepi nëse ato punojnë 6 orë”, thotë përgjegjësi.
Ndërsa, në Fier haset një tjetër problem. Duhet ta bësh mend mirë që të sjellësh në jetë një fëmijë, pasi e ke të sigurt largimin nga puna. Punëtoreve që marrin lejen e lindjes iu zihen menjëherë vendet e punës.
“Ka marrë leje një punonjëse se ishte shtatzënë. Kur u kthye ia kishin zënë vendin dhe tani është pa punë”, tregon roja i objektit të kompanisë. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës