Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, shfrytëzoi një takim me bizneset e Dhomës Amerikane për të bërë publike pritshmëritë që Shtetet e Bashkuara kanë për Shqipërinë gjatë këtij viti.
“2017 do të jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë. Ky është viti kur Shqipëria nis zbatimin e reformës në drejtësi, e cila do të transformojë përgjithmonë mjedisin e biznesit për të gjithë ju. 2017 do të jetë gjithashtu viti i zgjedhjeve parlamentare që do të vënë Shqipërinë në një kurs demokratik për katër vite stabiliteti politik dhe përparimi më të madh drejt të ardhmes europiane të Shqipërisë”, tha Ambasadori.
Por Lu nuk la pa përmendur atë që së fundmi ka qenë tema më e nxehtë e debatit politik në Shqipëri, luftën ndaj krimit dhe drogës.
“2017 do të jetë viti në të cilin Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për t’u përballur me sfidën e stërmadhe shoqërore të krimit të organizuar dhe drogërave të paligjshme. Kjo do të krijojë mundësi edhe më të mëdha për biznesmenët e ndershëm. 2017 është viti kur Shqipëria do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta përmes krijimit të strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit”, u shpreh kryediplomati amerikan në Tiranë.
Zoti Lu i bëri këto deklatrata gjatë prezantimit nga Dhoma Amerikane e indeksit të biznesit në Shqipëri. Sipas sondazhit, vitin e kaluar klima e biznesit ka shënuar përmirësim.
“Indeksi i biznesit për vitin 2013 është në vlerën 43.7. Siç thamë ka një ngritje të ndjeshme krahasuar me vitin e mëparshëm. Madje është më e lartë edhe nga 2012-ta, kur mbante rekordin. Por siç duket, kemi ende punë për të bërë”, thotë drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane, Lorenc Gjoni. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova