LAJMI I FUNDIT:

S’ia gjen një vend pune, shpërthen gomën e veturës së Svarqës (Foto)

S’ia gjen një vend pune, shpërthen gomën e veturës së Svarqës (Foto)

Kryetarit të komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqës, i është shpërthyer goma e veturës zyrtare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Po, i është shpërthyer njëra gomë e veturës zyrtare”, ka thënë Gashi.


Ai ka treguar se një person është dërguar në stacion, se i është ngritur kallëzimi penal “Dëmtim prone” dhe se i njëjti është liruar pastaj.

Ndërkaq, një qytetar i cili ka dërguar edhe fotografitë e veturës së Muharrem Svarqës në adresë të Telegrafit, ka treguar se personi i cili ka kryer këtë vepër ka polemizuar me shoferin e kryetarit. Ai ishte ndaluar nga sigurimi i Komunës, derisa në vend të ngjarjes ka arritur policia. Këtë veprim ky person thuhet se e bëri pasi i “kishte premtuar një vend pune”. /Telegrafi/