Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka bërë me dije se ushtria e Kosovës nuk ka kapacitete ta rrezikojë askënd. Ai ka thënë se doktrina e ushtrisë së Kosovës është mbrojtëse, e jo ofensive.
Qehaja në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ka përkrahur iniciativën e presidentit Thaçi për avancimin ligjor të FSK-së, duke i ftuar subjektet politike ta votojnë projektligjin për këtë çështje.
“Ne me 8 mijë pjesëtarë lehtë të armatosur apo me armatim të këmbësorisë nuk mund ta rrezikojmë askënd në rajon, më së paku Serbinë. Botërisht dihet se doktrina jonë ushtarake është e paraparë për vetëmbrojtje. Pra, kemi doktrinë mbrojtëse, jo ofensive. Madje, ne nuk kemi as armatim të paraparë për veprime ofensive. Mendoj se kjo nismë e presidentit, ky projektligj, duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Qehaja.
Ai ka vlerësuar se formimin e ushtrisë së Kosovës e bëjnë urgjente kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia dhe shtimi i ndikimit rus në Ballkan.
Qehaja ka treguar pse NATO-ja dhe aleatët e Kosovës po hezitojnë ta përkrahin avancimin e FSK-së në forcë ushtarake mbrojtëse.
“Si njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë e kam pasur të qartë se NATO-ja nuk do ta përkrahë këtë iniciativë, ngaqë në kuadër të kësaj organizate janë edhe disa shtete që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Pastaj, NATO-ja përmes KFOR-it vepron në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 e cila ka qëndrim neutral ndaj pavarësisë së Kosovës. Pra, një kundërshtim i tillë është pritur, pavarësisht se një ndihmë bukur të madhe NATO-ja ka dhënë për aftësimin e kuadrove të FSK-së për gatishmëri emergjente dhe për mbrojtje civile”, ka thënë Qehaja, duke shtuar se hezitimi i disa aleatëve të Kosovës për këtë çështje vjen pas lobimit të madh të Serbisë.
Pavarësisht prej këtyre shqetësimeve të partnerëve të Kosovës, Qehaja i ka ftuar institucionet e Kosovës që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund.
“Mendoj se projektligji duhet të votohet në Kuvend, pavarësisht prej këtyre shqetësimeve dhe kundërshtimeve të faktorit ndërkombëtar. Ne duhet të fillojmë të ndërtojmë diçka për ta përmbyllur një çështje që është shumë e rëndësishme. Me aprovimin e këtij projektligji, i cili ka të bëjë me dhënien e kompetencave ushtarake FSK-së, ne faktikisht po e përmbyllim çështjen e pavarësisë së Kosovës, sepse pa shtyllën e plotë të sigurisë asnjë shtet nuk mund të quhet shtet”, ka thënë Qehaja.
Sipas tij, krahas procedimit të këtij projektligji, Kosova urgjentisht duhet të fillojë një ‘ofensivë’ politike-diplomatike për t’iu shpjeguar aleatëve nevojat e formimit të forcës së armatosur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025