Për vetëm dy vjet, ministritë, komunat dhe agjencitë tjera publike, kanë ndarë mjete financiare në formë të subvencioneve për Organizatat Jo-Qeveritare, 27 milionë e 859 mijë e 305 euro.
Këto të dhëna janë bërë publike sot në prezantimin e raportit të parë për Financimin Publik të Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë.
Vetëm në vitin 2015 tek OJQ-të janë transferuar 13 milionë e 975 mijë e 988 euro, ndërsa, në vitin 2016 janë transferuar gjithsejtë 13 milionë e 883 mijë e 316 euro.
Duke krahasuar vitin 2016 me vitin 2015, ka një rritje të mbështetjes në nivel qendror për vitin 2016, ndërsa ka një rënie në nivelin komunal.
Sipas këtij raporti, numri i OJQ-ve përfituese për vitin 2015 në nivel qendror janë 745, ndërsa, për vitin 2016 711.
Ndërsa, në nivel të komunave ky numër është edhe më i lartë dhe në vitin 2015 kanë pranuar fonde publike 955 OJQ, ndërsa në vitin 2016 janë 936 OQJ që janë mbështetur me fonde nga komunat.
Nga 38 komuna sa ka Kosova, 37 prej tyre kanë ofruar mbështetje financiare publike për OJQ-së.
Sipas raportit, për vitin 2015 komunat kanë ndarë 7 milionë e 601 mijë e 79 euro, ndërsa në vitin 2016, 7 milionë e 2012 mijë e 827 euro, duke pësuar kështu një rënie e financimit të OJQ-ve në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015 për 0.4 milion.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini e ka quajtur publikimin e raportin rritje e transparencës dhe llogaridhënies tek mbështetja financiare për OJQ-të.
Ai tha se të dhënat janë marr nga thesari i Kosovës nga pagesat që janë bërë brenda vitit fiskal.
Libor Chlad, zëvendës kryesues i sektorit për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë theksoi se BE-ja ka përkrahur shoqërinë civile në Kosovë, sepse një shoqëri civile demokratike luan rol të rëndësishëm në secilin shtet.
Përfaqësuesja e shoqërisë civile, platforma CiviKos, Florina Duli theksoi se analiza përveç që ndriçon deri në një masë praktikat aktuale të financimit të OJQ-ve, ajo pritet të ndihmojë që reforma e planifikuar në sektorin e kontraktimit të OJQ-ve për ofrim shërbimesh publike të implementohet sipas standardeve me të mira evropiane, duke mos u lënë hapësirë praktikave të nepotizmit dhe korrupsionit.
Raporti përmban katër rekomandimet.
Raporti i rekomandon Qeverisë që sa më shpejt të miratoj rregulloren për kritere, standarde dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, institucionet publike si, ministritë, komunat dhe agjencitë duhet të rrisin transparencën lidhur me mbështetjen financiare për OJQ-të, Qeveria duhet të rris kapacitetet e saj për planifikim, implementim dhe monitorim të projekteve të OJQ-ve të financuara nga fondet publike dhe qeveria të përmirësoj procesin e koordinimit të politikave me qëllim të sigurimit të një implementimi unik të legjislacionit mbi financimin publik të OJQ-ve në kuadër të institucioneve publike. /kp/
Kliko KËTU për të parë listën OJQ-ve që përkrahen nga Buxheti i Kosovës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime