LAJMI I FUNDIT:

Azeski: Infrastruktura mbetet prioritet

Azeski: Infrastruktura mbetet prioritet

Politika ekonomike e Maqedonisë të dalë jashtë kufijve të vendit, me investime në zinxhirët e mëdha tregtare dhe ndërtimin e kapaciteteve hotelerike, të cilat do ta tërhiqnin prodhimtarinë tonë në tregun rajonal. Në botë ekzistojnë vetëm ekonomi konkurruese dhe jokonkurruese. Zhvillimi teknologjik e eliminon ekonominë kombëtare dhe për këtë shkak, duhet të kthehemi 100 për qind drejt rajonit dhe botës. Këtë e theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski në panel diskutimin në suaza të biznes-forumit të 24-të në Kopaonik. Azeksi mbajti fjalim me temë “Programi reformues i investimeve rajonale: një rajon një shoqëri”, pas çka u përgjigj edhe në pyetje. përcjell Telegrafi Maqedoni.

Infrastruktura, thekson, mbetet prioriteti më i madh, sepse është bazë e të gjitha tregimeve rreth zhvillimit rajonal dhe rritjes, ndërsa ne në këtë plan kemi bërë shumë pak. “Më së shumti kemi bërë në planin e autostradave, më pak për infrastrukturën e hekurudhave, ndërsa edhe gazifikimi duhet të mbetet prioritet i madh. Punë tjetër është çështja e sundimit të së drejtës në rajon dhe harmonizimi i saj, sepse në këtë plan gjendemi në kaos të vërtetë”, theksoi Azeski.

Sipas tij, puna e tretë e cila logjikisht del nga dy të parat janë paratë. “Nuk kemi më shumë mundësi të marrim borxh, sepse e arritëm kulmin, ndërsa dyshoj edhe në vullnetin e investuesve në rrethana të tilla të investojnë. Për këë shkak, duhet të kërkojmë ndihmë nga Bashkimi Evropian, posaçërisht për çështjet për infrastrukturën, sundimin e së drejtës, korrupsioni, që sërish të jemi atraktiv për investim”, theksoi Azeski, njofton AIM. /Telegrafi/