8 Marsi, apo ndryshe e njohur si ‘Dita e grave’ ashtu si ndërkombëtarisht, shënohet edhe në Maqedoni. Ideja e 8 Marsit është për të kujtuar diskriminimin ndaj tyre, përpjekjeve për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim përgjatë dekadave. Kur flitet për barazinë gjinore nuk duhet nënkuptuar edhe mosdrejtësi, duke marrë parasysh këtu edhe injorancën sociale se ato duhet të punojnë çdo punë fizike që bëjnë meshkujt. Këtu pikërisht vjen në shprehje padrejtësia që u bëhet shpeshherë atyre.
Të dhënat e fundit të Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL) në Maqedoni tregojnë se gratë në Maqedoni mesatarisht fitojnë 12.5% më pak se burrat, kurse vështirësi hasin edhe në punësim në vende të caktuara të punës. Kjo statistikë e ngjashme është edhe në vendet ballkanike. Në shoqëritë ballkanike patriarkalizimi është më i theksuar, liria e kufizimit është gjithnjë e më shumë. Kur e vërejmë këtë diskriminim, parashtrohet pyetja se a duhet festuar 8 Marsi apo protestuar dhe sa e ‘nderon’ dhurimi i luleve gruan?!
Në pyetjen e Telegrafit se cili është qëndrimi për paratë e harxhuara në këtë ditë, duke iu referuar Entit Shtetëror për Statistikë në Maqedoni lidhur me festën ndërkombëtarë 8 Mars, duke treguar se vitin e kaluar janë harxhuar hiç më pak se 998.229 euro, afërsisht një milionë euro, Luljeta Ademi, aktiviste e shoqërisë civile thotë se me ato para që harxhohen për gjëra të kota, me mendimin se po i shprehin vëmendje dikujt me lule që thahen për dy ditë, ne mund të investojmë për gruan në gjëra tjera, siç janë Qendrat për edukim për të drejtat e saj dhe sfera tjera. Nuk gëzohet njeriu me një buqet lulesh.
‘Nuk jam ithtare e 8 Marsit që të festohet me çdo kusht sepse kjo ditë fatkeqësisht si në nivelin tonë edhe më gjërë ka marrë frymën e komercializmit. Gjithandej do të gjeni kupona për gratë, do të gjeni këto promovime, lirime. Vërtetë ka humbur sensin përse ka qenë revolucioni i 8 Marsit! Përse kanë luftuar ato gratë e para për të drejtat e tyre. Sot, është shtrembëruar e gjithë iniciativa e atyre grave dhe sot me të madhe bëhen ahengje nëpër restorante. Unë personalisht jam kundër kësaj dhe për 8 Mars gjithmonë duhet marshuar dhe të kërkohen të drejtat e grave. Të mos ketë diskriminim sepse diskriminimi i gruas do të thotë edhe mosrealizimi i saj në nivel shoqëror, ekonomik dhe politik, e cila njëkohësisht paraqet edhe sfida për përfshirjen e saj të plotë në të gjitha shtresat shoqërore.
Adelina Marku, intelektuale dhe diplomate vlerëson se edhe pse në shumë vende në këtë ditë protestohet, ajo përsëri përjetohet si festë, ngase fuqia e pluralizmit në nënqiejt ku jetojmë po vaket dita-ditës, prandaj beteja e gruas është betejë e njeriut dhe është e përditshme dhe këtu nuk do bëja dallim.
‘Tetë Marsi është megjithatë simbolike e fuqishme për gruan dhe nuk do i qasesha me nihilizëm kësaj dite, ngase ka bërë historinë të qarkullojë vlerën e votës dhe zërit të gruas e nënës. Kjo histori ende është e pa arrirë në botën e Lindjes së Mesme ta zëmë, prandaj nuk duhet nënvlerësuar epopeja që krijoi një ditë të zhurmës së madhe të protestës, se cilës i kishin paraprirë lëngimet nga padrejtesitë diskriminuese ndaj gruas në shoqëritë e patriarkatit’.
Marku shton se lulet janë simbolike e regjenerimit të natyrës, padyshim lulja këtë simbolikë e ka tek ne sot. Ne bartim shpresën por dhe duam ta mbrojmë atë.
Nga ana tjetër gazetarja Anita Latifi për Telegrafi Maqedoni, dhurimin e luleve e ironizon duke e vlerësuar atë si ‘gjuhë plastike’. Lulet për femrat janë si futbolli për meshkujt. Të pakta/ë janë ato/a që nuk i duan. Meshkujt që duan futbollin nuk duan ta shohin atë vetëm 1 herë në vit apo në raste të rralla. Ashtu edhe femrat lulet. Duan kampionate të vazhdueshme kujdesi
”Rast i mirë për një argëtim shtesë, ulje çmimesh në sallonet e kozmetikës dhe shitoret e veglave për kuzhinë dhe artikujve të tjerë që aludojnë në femrën të cilës shoqëria ia ka përcaktuar rolin e “bukuroshes”, “amvises” apo edhe më troç: “amvises që duhet të duket bukur” në këtë datë të veçantë. Data është vërtetë e veçantë dhe unë tash nuk do t’ua marr hapësirën për të përsëritur faktet e mirënjohura. Ndonëse klishe, po e përsërisë: nuk mjafton vetëm kjo datë apo ky muaj t’i mahnitemi arritjes së femrave të vitit 1857; betejat për emancipim të shoqërisë duhen zhvilluar çdo ditë. 8 Marsi nuk duhet festuar, duhet shënuar. Duhen debate në çdo cep, me të gjitha shtresat (jo vetëm të femrave). Unë iu iki festave të 8 Marsit pos nëse “festa” nuk ka edhe një dedikim në të cilin unë besoj. Sonte do të jem në një mbrëmje bëmirësie në të cilën do të grumbullohen mjete për femrat me ekonomi të coptuar”, deklaron Latifi.
Gratë nëpër botë e festojnë 8 Marsin por ndoshta pyetja juaj duhet të ishte: A duhet 8 Marsi festuar kështu? Në këtë pyetje do të përgjigjem ‘Jo’, kështu vlerëson profesoresha universitare Arta Toçi.
‘Nga vetë fakti se gratë pajtohen që një ditë të vitit t’u dedikohet atyre, ato pajtohen me pozitën e pabarabartë në shoqëri. Parashtrohet pyetja, nga pozita të këtilla, nëse do protestonim, kujt do i drejtohej kjo protestë, gjinisë së kundërt apo vetë neve? Ne duhet të angazhohemi çdo ditë të vitit, të reflektojmë mbi një ralitet të ri në shoqërinë tonë ku femra cilësohet për kontributin që jep në vendin e punës, në art, në shkencë, në arsim, në mjekësi etj. Ajo gjithashtu e jep kontributin e vet edhe në politikë. Angazhimi i femrës në politikë bëhet me sakrifica më të mëdha se e një mashkulli. Këtu do ndalem pak për të thënë se femra voton njësoj si një mashkull, por për fat të keq, në të shumtën e rasteve, për të mos thënë gjithmonë, ajo voton për meshkujt që gjenden në listat zgjedhore. Ne këtë duhet ta luftojmë, aq më tepër duke pasur parasysh se vendosja e një femre në listë zgjedhore është shumë më selektive në kuptimin e vlerave dhe vetive të femres, kritere këto që nuk merren parasysh gjatë vendosjes së gjinisë tjetër në këto lista. Megjithatë, jo me protesta, por me vendosshmëri dhe këmbëngulje duhet ta synojmë vendin e merituar në shoqëri sepse një shëqëri vlerësohet atëherë kur ajo e vlerëson femrën për cilësitë e saja si njeri. Deklarata për të drejtat e gruas e vitit 1995, do të mbahet mend për fjalinë: Gruaja është njeri. Ky duhet të jetë synim i jonë’, vlerëson Toçi për Telegrafi Maqedoni.
Toçi ndër të tjera shton se ka gra të cilat e kuptojnë se lulja ventitet dhe duhet pritur 8 Marsin tjetër, por numri më i madh i grave e kuptojnë se një lule, në një ditë të vitit, denigron vlerat e saj intelektuale, ndërkaq femra intelektuale për fat të mirë ka gjithmonë e më tepër.
Sipas AIM-së, KSL-ja thekson se shumë gra të ndershme i tejkalojnë meshkujt në secilën fazë të arsimit, por kjo nuk vlerësohet në vendin e punës.
Para feve monoteiste, gruaja nga mashkulli është mbytur. Kjo në librat e shenjtë dënohet ashpër. Tajar Zavalani thotë se qytetërimi i vërtetë fillon atëherë kur gruaja del nga rrethi i ngushtë i familjes dhe lartësohet shpirtërisht duke zhvilluar fuqitë e saj mendore dhe ndjesitë e saj të holla…Le të shpresojmë se një ditë pranimi i gruas, barazia gjinore dhe padrejtësia do të jenë temë e padiskutueshme dhe respektimi i saj i natyrshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së
Toshkovski me thirrje për shoferët: Pajisuni me lejet e reja për vozitje
Dëshmitari thotë se forcat serbe armatimin e kishin lënë tek shtëpia e Aksiqit, të akuzuarit për krime lufte
"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë