Zeqir Vica
Shteti i IRJMsë (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë) ndodhet në udhëkryqin më të rëndësishëm në historinë e ekzistencës së vet. Situata e krijuar, së fundmi, shpalosi edhe një herë hapur urrejtjen e popullit sllav karshi shqiptarëve. Mbase disa do të thuan se shumica e sllavëve nuk ndjejnë urrejtje për shqiptarët, për faktin që VMRO dhe LSDM janë shumë afër me vota. Por, nuk duhet harruar se LSDM është afër me vota vetëm si pasojë e faktit që afërsisht 40 mijë shqiptarë kanë votuar për të. Nëse zgjedhjet do të përsëriten dhe që besoj se do të ndodh, VMRO do të fitojë bindshëm karshi LSDM-së.
Por, për shqiptarët nuk është aspak me rëndësi se kush fiton nga pala tjetër. Shqiptarët kurrë nuk kanë pasur situatë dhe rrethana më të mira politike. Përfundimisht, konflikti kombëtar që zhvillohej në mes institucioneve dhe shqiptarëve apo në mes sllavëve dhe shqiptarëve u zhvendos aty ku e ka vendin, në Kuvend mes politikanëve. Ishte shumë keq që deri më tani politikanët bashkëvepronin të lumtur në institucione (dhe në krim të organizuar), kurse në anën tjetër shqiptarët shtypeshin e diskriminoheshin nga po të njëjtat institucione. Tanimë problemi është i hapur për t’u zgjidhur. Dhe, zgjidhja është në duar të politikanëve shqiptarë. Zgjidhja e vetme e kësaj situate është pozicionimi dhe insistimi i shqiptarëve për barazi pa kusht.
Barazia si koncept është jo e llogaritshme; asgjë nuk mund të jetë pjesërisht e barabartë. Barazia si e drejtë universale e popujve është e lidhur ngushtë me drejtësinë. Mungesa e barazisë automatikisht nënkupton padrejtësi.
Barazia nuk duhet të jetë synim politik i shqiptarëve në IRJM; barazia është e drejtë universale. Rrjedhimisht, barazia duhet te jetë si pikënisje prej ku fillon politikëbërja për shqiptarët. Barazia duhet të mos jetë temë diskutimi, e jo më çështje kompromisi. Çdo marrëveshje politike mund të konsiderohet e mirë vetëm atëherë kur bëhet mes palëve që trajtojnë njëra-tjetrën si të barabartë; çdo marrëveshje në mungesë të barazisë do të ishte e padrejtë!
Barazia është kusht jetik për ekzistencën e vet shtetit. Rrjedhimisht, shqiptarët nuk kanë nevojë t’i lusin sllavet për qeverisje; u takon sllavëve të vendosin a duan të shpëtojnë shtetin dhe të pranojnë të jetojnë me ne shqiptarët si të barabartë, apo do t’i hapin rrugë opsionit tjetër – të federalizojmë shtetin dhe të kemi pushtete dhe institucione të ndara.
Shqiptarët ne këtë moment dëshmuan vetes fillimisht, e pastaj edhe të tjerëve se kanë fuqi politike të një kombi shtetformues. Fakti që politikanët tanë nuk janë sjell si të tillë deri më tani, nënkupton se kanë shitur interesat kombëtare për pak pushtet.
Shqiptarët në IRJM deri më sot kurrë nuk janë sjell si komb shtetformues. Ka ngelur vetëm që të kuptojnë se sa jetike është që të sillen si të barabartë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania