LAJMI I FUNDIT:

SHBA nis mbrojtjen kundër Koresë së Veriut

SHBA nis mbrojtjen kundër Koresë së Veriut

Ushtria amerikane tha se ka nisur vendosjen e një sistemi të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut.

Sistemi THAAD është projektuar për mbrojtje nga kërcënimet e Koresë së Veriut.


Ky veprim vjen një ditë pasi Veriu ka lëshuar katër raketa balistike, duke thyer sanksionet ndërkombëtare.

“Veprimet e vazhdueshme provokuese nga Koreja e Veriut vetëm se konfirmojnë maturinë e vendimit tonë, vitin e kaluar, për të vendosur sistemin THAAD në Korenë e Jugut”, tha admirali Harry Harris, komandant i Komandës amerikane të Paqësorit.

Sistemi THAAD ndërpret dhe shkatërron raketa balistike, me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, gjatë fluturimit.

Koreja e Veriut ka lëshuar të hënën katër raketa me rreze të mesme, tri prej të cilave kanë fluturuar rreth 1,000 kilometra dhe kanë zbarkuar në ujërat japonezë.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se “vendi i tij nuk do t’i lejojë këto shkelje”.

“Ky lëshim i raketave tregon qartë se Koreja e Veriut përbën një nivel të ri të kërcënimit”, tha Abe, raporton Rel.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i cilësoi këto lansime si “kërcënim shumë serioz”.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se raketat nuk kanë paraqitur kërcënim për Amerikën Veriore, porse SHBA do të ndërmarrë hapa për të rritur kapacitetin mbrojtës.

Diplomatë në Kombet e Bashkuara thanë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë të mërkurën një takim urgjent për të diskutuar veprimet e Koresë Veriore.

Në muajin janar, udhëheqësi veri-korean, Kim Jong Un, ka thënë se vendi i tij do të ndërtojë dhe testojë së shpejti një raketë interkontinentale, me kapacitet për të arritur SHBA-në.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “kjo nuk do të ndodhë”.

Koreja e Jugut, në anën tjetër, tha se sistemi i mbrojtjes raketore do të jetë operacional deri në fund të vitit, por bateria THAAD nuk është shumë popullore në rajon.

Shumë jug-koreanë besojnë se sistemi i mbrojtjes do të bëhet objektiv, duke rrezikuar njerëzit që jetojnë përreth lokacioneve ushtarake. Kundërshtarët kanë organizuar disa protesta.

Kina është po ashtu e zemëruar, sepse, sipas vëzhguesve, ajo i druhet ndryshimit të balancës së pushtetit në rajon.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori