LAJMI I FUNDIT:

Vështirë se mund ta përballoni këtë rutinë me ushtrime ‘burpee’ (Video)

Vështirë se mund ta përballoni këtë rutinë me ushtrime ‘burpee’ (Video)

Shumë njerëzve u pëlqejnë ushtrimet “Death By”. Ushtrimet e tilla janë tejet të thjeshta: vetëm e zgjidhni një ushtrim dhe e lëshoni kohëmatësin. Minutën e parë e bëni një përsëritje të ushtrimit. Minutën e dytë i bëni dy përsëritje të ushtrimit; minutën e tretë i bëni tri ushtrime dhe kështu me radhe.

Kur nuk mundeni t’i përfundoni përsëritjet – të zëmë shembull 20 përsëritje në minutën e 20’të – ushtrimi përfundon, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, edhe pse këto ushtrime janë të thjeshta, nuk janë aq të lehta sa mendoni.

Një ushtrim të tillë, të formatit “Death By” jua sjellim sot, dhe krejt çfarë duhet të bëni është të lëshoni kohëmatësin dhe ta bëni një ushtrim burpee gjatë minutës së parë; dy ushtrime burpee gjatë minutës së dytë; tri ushtrime burpee gjatë minutës së tretë, e kështu me radhë.

Bëni aq më shumë runde që mundemi për 10 deri 20 minuta dhe do ta vëreni se sa ushtrim i mirë që është. /Telegrafi/