Ministri i Energjisë dhe Industrisë në Shqipëri, Damian Gjiknuri shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli iu bashkuan në Vlorë nismës së shoqërisë civile duke firmosur peticionin në mbështetje të reformës në drejtësi dhe vetingut.
Duke e cilësuar këtë një lëvizje popullore në mbështetje të reformës në drejtësi, ministri Gjiknuri tha se firmosja është një akt jo vetëm si politikan por edhe thjesht si një qytetar.
“Populli shqiptar po e kupton përditë. Të gjithë politikanët më të lartë të Bashkimit Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë po e theksojnë se rruga e vetme për Shqipërinë evropiane është reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut. Populli ka një nevojë ulëritëse për drejtësi dhe ky është momenti historik që për drejtësi, të bëhet reforma e drejtësisë, të bëhet procesi i vetingut dhe Shqipëria të integrohet në bashkimin evropian e ky është kushti i vetëm”, theksoi Gjiknuri.
Duke quajtur reformën në drejtësi pengesën e fundit drejt rilindjes së vërtetë të vendit, z.Gjiknuri tha se çdo lëvizje tjetër në tendë apo jashtë tendës që mundohet ta pengojë këtë proces ka dalë përpara rrugës së popullit.
Teksa firmosi në peticionin e organizuar nga shoqëria civile, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli nënvizoi se “reforma në drejtësi është një garanci më shumë për prosperitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Për integritetin e vendit dhe për atë që të gjithë ne e duam, përfshirjen sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë