Nuk ka libër e as ese, as analizë, as shkrim e as fjalë që e ka shkruar Dr. Shefqet Krasniqi e të mos e kam lexuar. Janë pak në numër ligjëratat e tij që i ka mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë e të mos i kam përcjell. Gjithashtu, ka një mori fjalimesh të tij që i kam dëgjuar. Jo pak takime kam pasur me të. Disa herë kam pranuar dhe i jam përgjigjur ftesave të tij, e jam nderuar si pjesëmarrës në iftaret që i ka bërë dhe si i ftuar në promovime e recensione të librave të tij. Shumë herë i kam dëgjuar edhe derset që u ka dhënë të rinjve. Por, ama, edhe përkundër furtunës që e ka kapluar, edhe përkundër shpifjeve që janë gatuar kundër tij, unë, kurrë ama bash kurrë dhe në asnjë moment nuk kam dëgjuar doktorin të ketë shqiptuar ndonjë fjalë që bie ndesh me parimet islame.
Modestia e tij në të shprehur, logjika e të menduarit të tij, mënyra e të shtjelluarit, të argumentuarit dhe të interpretuarit të fesë islame, e sidomos paraqitja e tij brilante para xhematit të vetë, e kanë bërë Dr. Shefqet Krasniqin njërin prej shqiptarëve të rrallë të proveniencës islamike që tejkaloi përmasat edhe ballkanike. Si i tillë, që në moshë të re arriti të bëhet njëri prej personaliteteve më të shquara në Ligën Botërore të Dijetarëve Myslimanë. Duhet thënë edhe këtë: të rralla janë vendimet (fetva) që janë lëshuar nga Liga Botërore Myslimane në këto 10 vjetët e fundit e të mos jetë konsultuar paraprakisht mendimi dhe personaliteti i Dr. Shefqet Krasniqit.
Andaj, nisur edhe nga përvoja ime në studimin e Islamit në këto 30 vjetët e fundit, duke shfletuar akaidin islam, fikhun, historinë, logjikën e filozofinë islame, mua nuk më del që doktori paskësh shkruar diçka gabim apo paskësh folur fjalë që bien ndesh me parimet islame, me rendin kushtetues apo të ketë punuar në dëm të interesave të Bashkësisë Islame.
I nisur gjithashtu nga një fakt tjetër që është i përbashkët mes meje dhe tij, kur dje si dy bashkëluftëtarë në luftën për çlirimin e Kosovës e sot në shërbim të saj, me përgjegjësinë më të madhe para Allahut konstatoj se Dr. Shefqet Krasniqi nuk ka qenë dhe nuk është njeri që mund të punojë kundër interesave të këtij vendi apo në kundërshtim me dispozitat e fesë islame.
Andaj, duke marrë për bazë gjithë këtë gamë nderesh e faktesh që flasin në favor të tij, me keqardhje duhet të them se këto përpjekjet e ulëta që janë vënë në lëvizje për denigrimin e personalitetit të Dr. Shefqet Krasniqit, që kundërmojnë sikur ajo copë letër e lëshuar, e nënshkruar dhe e protokolluar nga kolegët e tij, e urdhëruar nga nivelet më të larta të Bashkësisë Islame të Kosovës, janë përpjekje tinëzare dhe të papërgjegjshme që vranë shpirtin e qindra mijë besimtarë myslimanë shqiptarë. Ajo copë letër e dalë me porosi nga BIK-u, nuk mund të kuptohet ndryshe pos si vazhdimësi e traditës së poshtër, tinëzare që me padrejtësi po nxitë individë dhe organe të vendit për t’i ndjekur njerëzit që duan të punojnë me nder dhe përgjegjësi.
Dihet, kjo mënyrë tashmë e njohur e kreut të BIK-ut që me çdo kusht po lufton mendimin ndryshe është bërë gjuha dhe logjika e zyrtarëve të atij institucioni fetarë islam për t’i “vrarë” edhe ata që me pa të drejtë i konsiderojnë për oponentë të tyre.
Për fund, nëse aktakuza që është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës është e bazuar në atë copë letër shpifëse dhe me përmbajtje të paqëndrueshme islame, atëherë, me përgjegjësi para ligjit deklaroj se Dr. Shefqet Krasniqi 100 për qind është i pafajshëm. Për më shumë se kaq, doktori është i pastër sa edhe aktiviteti i tij që e ka zhvilluar në shërbim të këtij vendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOlsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite