Nëse dëshironi ta dini se si duket varfëria në Shtetet e Bashkuara, atëherë shikoni reportazhin e BBC-së të realizuar në Batlimore.
Edhe pse Baltimore i Marylandit viteve të fundit ka përjetuar një rritje të konsiderueshme ekonomike, duket se ky “lulëzim” nuk ka arritur në shumë pjesë të varfra të qytetit, ku shkalla e varfërisë është e lartë dhe sillet deri në 25 për qind, transmeton Telegrafi.
Krimi në Baltimore vjen si rezultat i qërimit të hesapeve mes bandave lokale, që madje gjatë viteve të fundit i kanë tejkaluar shifrat makabre të vrasjeve të Chicagos që viteve të fundit është shndërruar në fushëbetejë të kriminelëve.
Për shumë banorë të kësaj zone, për fat të keq, mënyra e vetme për të fituar para për të mbetur gjallë është shitja e drogës, por edhe e trupit për kënaqësi seksuale.
Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, në fillim të mandatit të tij kishte bërë të ditur se do ta “zgjidh” problemin e varfërisë, si dhe “masakrat” që janë si rezultat i krimit të organizuar, drogës dhe bandave, e në veçanti në pjesë e qytetit që janë kryesisht të banuara me afrikano-amerikanë dhe pakica hispanike.
Një banor i kësaj zone të cilin ekipi i BBC-së e kishte takuar në një kuzhinë popullore, i pyetur se çfarë porosie ka për presidentin Trump, ai është përgjigjur duke thënë: “Në vend se të na kritikosh, eja këtu dhe na ndihmo, dhe do ta kuptosh se ne vërtetë kemi nevojë për ndihmë”.
Shtëpitë në të cilat jetojnë të varfrit janë pothuajse të shkatërruara, plot minj, buburreca dhe insekte tjera.
“Lagjet janë duke u shkatërruar, jo për faktin që njerëzit që jetojnë në këto lagje janë të këqij, por që nuk paguhen mjaftueshëm e janë të paarsimuar. Shumë prej nesh kemi jetuar në atë mënyrë dhe mund të them lirisht se jemi gjenerata e dytë apo e tretë me radhë e assesi nuk po dimë si ta ndryshojmë këtë. Dëshpërimi është një mënyrë e jetës këtu”, ka deklaruar një afrikano-amerikan që merret me rinovimin e shtëpive. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qytbhMlXltI
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025