Studimet dhe shkrimet ufologjike qenë të përhapura mjaft në botën jashtë Shqipërisë së izoluar. Studimet dhe dosjEt e hapura për këtë fenomen në Shqipëri, ruheshin nën siglen “Top secret”. Sigurimi i Shtetit kishte caktuar personel të specializuar për hetimet e fenomeneve të ndryshme të dyshuara ufologjike. Pas shumë viteve, rreth këtij problemi sjell dëshmi të rralla Ben Shehu, me librin e tij “Ata nuk duhet ta dinë”.
Është ky një roman hibrid ku ngjarjet reale të kërkimeve të fenomenit të UFO-ve në Shqipëri ndërthuren me aksionin e përbashkët – fillimisht të policive sekrete ruse dhe shqiptare, respektivisht KGB-së dhe Sigurimi i Shtetit. Dhe, më pas pjesa kur mes tyre ndodh përplasja e fshehjes së sekreteve.
Autori i librit është bazuar në dokumente të rëna në dorë, rastësisht, nga një bllok shënimesh tip ditari, të gjetur në kasafortën e babait te tij në shtëpi, i cili kishte bërë pjesë në nomenklaturën e oficerëve madhorë të Sigurimit të Shtetit.
Në një kapitull, kur në kufi me shtetin jugosllav në zonën e Kukësit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, autori paraqet një detaj bisede me oficerin vendas dhe kolonelin sovjetik të KGB-së në Shqipëri, i cili i tregon oficerit protagonist të romanit se në B. S është ngritur një grup shkencëtarësh dhe arkeologësh që varen direkt nga KGB-ja. Madje oficeri shqiptar mëson nga koloneli se KGB kishte një interesim të madh për arkeologjinë misterioze dhe se një nga personat më me famë i kësaj arkeologjie ishte një amerikan, Zacharia Sitchin – mbrojtës i teorisë së astronautëve të antikitetit. Madje koloneli i bën me dije oficerit të ri shqiptar se shërbimet ruse kanë informacion se në një raport te FBI- së vitit 1947, është konfirmuar se në Shqipëri ka pasur vizita alienësh.
Autori në romanin “Ata nuk duhet ta dinë” trajton shumë aspekte të ardhjes së UFO-ve dhe zbritjes së alienëve në disa zona të Shqipërisë, si në Skrapar, Kukës, Kavajë, Mirditë dhe Vlorë. Është e habitshme mënyra e bashkërendimit të ngjarjeve me alienë dhe me veprimet e oficerëve të Ministrisë së Brendshme në vitet 1959-1960, gjëra që koordinojnë me njoftimin e fragmentit për Cërrikun kur flitet për mashtrimin që iu bë banorëve të atij qyteti të vogël. Në këtë rast është thënë se objekti fluturues nuk ishte ashtu siç mendonin ata, por një “aeroplan i tipit të ri i hedhur në ajër nga Shqipëria”.
Ylli Bare, me profesion kapiten anije, ka shkruar rreth pesë libra me tregime. Është me origjinë nga Skrapari. Ai thotë se një nga episodet e romanit të Benit, ku flitet për aksidentin e avionit MIG në Skrapar, ka ndodhur vërtetë: “Për atë periudhë kanë folur shpesh prindërit e mi”. Bare thotë se qe përhapur si lajm i turbullt se aeroplani ishte goditur nga arma sekrete e NATO-s nga Greqia.
Dokumenti i parë për UFO- t në Shqipëri është ditari i Heroit te popullit Mihal Grameno. Në kujtimet e tij rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno shkruan: “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk”. Ndërkaq, raporti i datës 18 Korrik 1947 i Agjencisë Federale të Hetimeve (FBI) thekson: “Disqe fluturuese janë parë në Mexico City, New Orleans, Halifax, Newfoundland, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”. /Shqiptarja/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!