LAJMI I FUNDIT:

Megjashi: Prania e fëmijëve në protesta mund ta rrezikojë sigurinë e tyre

Megjashi: Prania e fëmijëve në protesta mund ta rrezikojë sigurinë e tyre

Ambasada e fëmijëve Megjashi ka reaguar ndaj pranisë së fëmijëve në protesta, duke theksuar se ekziston rrezik potencial nga paraqitja e dhunës, që do të rrezikonte sigurinë e tyre dhe kur protestat janë jo të dhunshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mund të jenë përvoja traumatike për fëmijët, sidomos zhurmat, prania e policëve të armatosur, numri i madh i personave të panjohur për njëherë e të tjera. Qëndrimi i Megjashi është se fëmijët nuk duhet të merren në protesta, por përderisa prindërit vendosin të kundërtën atëherë duhet të qëndrojnë larg turmave dhe të jenë në vendet më pak të rrezikshme”, thuhet në kumtesën e Megjashi për mediat.


Ata thonë se fëmijët kanë të drejtë të marrin pjesë në protesta të qeta, por apelojnë tek prindërit që ta vlerësojnë rrezikshmërinë dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të jenë objekti i manipulimit./Telegrafi/