LAJMI I FUNDIT:

LOE: Ndryshku i kuq, sëmundja e re që u kanoset drithërave

LOE: Ndryshku i kuq, sëmundja e re që u kanoset drithërave

Një lloj i ri i ndryshkut që i sulmon drithërat dhe në mënyrë drastike i pakëson rendimentet, nga Italia po zgjerohet drejt Kroacisë dhe Serbisë, paralajmëroi sot Oda e Agrobiznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) dhe bën thirrje që gjendja të ndiqet me vigjilencë, si dhe të ndërmerren masa preventive me kohë, për mbrojtje, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është mirë që këto ditë bujqit dhe fitopatologët janë në terren dhe me kujdes ta ndjekin gjendjen në mënyrë që të reagohet me kohë, në mënyrë parandaluese, nëse konfirmohet se ka nevojë. Është e domosdoshme, gjithashtu, edhe trajnimi me fungicide, kur do të vlerësohet se kushtet kohore janë të volitshme’, tha kryeyari i Odës, Ognen Orovçaenc në konferencën për shtyp.


Edhe mediumet serbe shkruajnë se kjo, siç e quajnë, sëmundje e re, jashtëzakonisht destruktive dhe agresive, këtë vit do të mund të përhapet në rajon. Sipas tyre, në këtë moment është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve nga institucionet ndërkombëtare dhe nga shtetet të cilat prodhojnë grurë për përballjen me përhapjen e sëmundjes. /Telegrafi/