LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i Drejtësisë: Politikanët turq duhet të respektojnë lirinë e shtypit

Ministri gjerman i Drejtësisë: Politikanët turq duhet të respektojnë lirinë e shtypit

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas kritikoi sot arrestimin e gazetarit gjerman në Turqi dhe tha se politikanët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Gjermaninë, duhet të respektojnë lirinë e medias.

Mediat gjermane spekulojnë për një vizitë të mundshme Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kurse ministria e Jashtme gjermane ka dërguar sot një notë proteste në ambasadën e Turqisë në Berlin, kundër arrestimit të një gazetari gjerman që ka ndodhur dje në Turqi, i akuzuar për lidhje me terrorizëm.