Në të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor dëgjohen shprehje fyese dhe diskriminuese. Ato janë sidomos të pranishme nëpër stadiume apo edhe në diskursin e politikanëve.
Johanna Deimel, nga Shoqata për Evropën Juglindore në Munih thotë se përdorimi i gjuhës së shthurur në hapësirën publike që drejtohet qoftë kundër pakicave etnike, atyre seksuale etj., ka traditë në Ballkan, por aktualisht përdorimi i saj po shtohet.
“Kjo lidhet me faktin se, megjithë procesin e afrimit me BE-në, vendet e Ballkanit janë ende larg vënies në jetë të parimeve demokratike dhe atyre të shtetit të së drejtës.”
Frustrimi për perspektivën evropiane dhe gjendja shpesh e vështirë dhe pa perspektivë ekonomike bën që tensionet në vendet e Ballkanit të shtohen. Sipas ekspertes Deimelit, kjo bën që “në media të përhapet një gjuhë urrejtjeje e shfrenuar, e cila nuk përballet me rregulla.”
“Kjo lidhet edhe me një zhvillim që vihet re në mbarë Evropën, sepse në disa vende të BE-së, si në Francë, Hungari, Poloni dhe Holandë, po vihet re një forcim i partive të djathta dhe po vihen në pikëpyetje demokracitë liberale. Nacionalizimi po forcohet dhe dëgjohen sllogane kundër perëndimit dekadent. Qëndrime të tilla gjejnë në Ballkan shumë mbështetës”, thotë ajo.
Tepër shqetësuese është në këtë mes gjuha e urrejtjes me përmbajtje etnocentrike – fyerja e hapur e pakicave etnike. Kjo gjuhë po ripërtërihet në Ballkan dhe po keqpërdoret për qëllime politike. Deimel paralajmëron për përdorimin e gjuhës luftarake, pra që njerëzit flasin sërish për luftë dhe ndryshim kufijsh, gjë që sipas saj është tepër e rrezikshme sepse “lufta nuk nis vetiu, por përgatitet edhe përmes gjuhës.”
Aktivistja kroate për paqen, Cvijeta Senta, thotë se institucionet shtetërore mbajnë përgjegjësi të madhe. Në ligj parashikohen dënime për gjuhën e urrejtjes që konsiderohet si vepër penale, por në realitet gjëra të tilla nuk zbatohen.
“Kjo bën që ata që i shajnë ta ndjejnë veten të kërcënuar, kurse ata që shajnë të marrin më tepër guxim”, thotë ajo.
Sipas saj në rast se dikë e diskretiton duke e quajtur serb apo cigan dhe duke e shpallur si person të padëshirueshëm, nuk është problem që më pas të përpiqesh ta eleminosh.
Shumë organizata të shoqërisë civile në të gjithë rajonin janë angazhuar në luftë kundër gjuhës së urrjetjes dhe denoncojnë përdorimin e saj tek autoritet. Por, shpesh ata nuk merren seriozisht ose madje bëhen vetë viktima ofezash. Senta thotë se BE-ja duhet të jetë e vëmendshme për raste të tilla, sepse “pa kontroll nga jashtë, zhduket edhe presioni për t’u sjellë ndryshe” dhe dalin në pah shprehje seksiste dhe raciste. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur