Bernard Gueta
Janë vetëm hipoteza, por ia vlen të merren seriozisht, për shkak se janë mjaft të besueshëm. Hipoteza e parë është që Emmanuel Macron do të bëhet presidenti i ardhshëm i Francës, ndërsa e dyta është se në Gjermani, kandidati socialdemokrat Martin Schulz do të fitojë kundër Angela Merkelit në zgjedhjet e shtatorit të ardhshëm, duke u bërë kancelari i ri i Gjermanisë.
Është e mundur që gjërat të shkojnë vërtetë kështu, për shkak se socialdemokratët gjermanë kanë fituar 12 pikë në sondazhe në vetëm një muaj, dhe në 19 shkurt ia kaluan edhe kristian demokratëve. Për momentin, avantazhi i tyre është reduktuar në një përqind, por është e qartë se ata kanë erën në favor, edhe për shkak se mund të bëjnë aleancë me të Gjelbërit dhe të majtën radikale Die Linke, ndërsa e djathta ka të aleatë potencialë, vetëm liberalët.
Sa ip ërket koalicionit parlamentar – që është çelësi për çdo gjë në Gjermani, sepse kancelari nuk zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë universal, por e zgjedhin deputetët – e majta gjermane ka një avantazh të veçantë mbi konservatorët. Pas shtatë muajsh Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Evropian, mund t’i zërë vendin Angela Merkelit. Në të njëjtën kohë, Emmanuel Macron mund të “pushtojë” Elyseenë pesë muaj më vonë, pasi aleanca e tij e re me Bayroun mund t’i bëjë të mundur, që të kalojë François Fillon në raundin e parë dhe të bëhet, në raundin e dytë, kundërshtari i Marine Le Pen, me shanse të mira për fitore.
Megjithatë, ende nuk ka asgjë të sigurt. Sondazhet fotografojnë vetëm një moment dhe para zgjedhjeve franceze dhe gjermane, çdo gjë mund të ndryshojë. Por, çfarë do të ndodhte, nëse këto supozime do të konfirmoheshin?
Është e thjeshtë. Franca do të bëhej Gjermania, dhe anasjelltas. Një aleancë mes rrymave të qendrës dhe atyre të moderuara do të merrte kontrollin e Francës, dhe në këtë vend, ku kufiri mes të djathtës dhe të majtës konsiderohet i pakapërcyeshëm, do të qeverisin së bashku forca që nuk janë as të djathta, as të majta, me kushtet e vendosura nga François Bayrou dhe të pranuara nga Emmanuel Macron. Kontratë qeverisjeje alla gjermane, pra.
Në Paris do të ndodhte, ajo që në Berlin është krejtësisht normale. Në të kundërt, Gjermania, një vend që ka hedhur poshtë traditën e konsideruar franceze dhe arkaike, atë të një konfrontimi mes të majtës dhe të djathtës, mes konservatorëve të qendrës së djathtë dhe një të majte pluraliste, do të qeverisej nga socialdemokratët, të cilët kanë bërë një kthesë të qartë majtas.
Martin Schulz dhe Emmanuel Macron mund të kuptohen shumë mirë, sepse përmes një pale të tretë, që është François Bayrou, kanë të përbashkët lidhjen me unitetin e Evropës dhe janë të vendosur për të ripërtërirë popullaritetin e Unionit, duke krijuar një politikë të përbashkët për mbrojtjen, harmonizuar politikat fiskale dhe sociale, si dhe shëndoshur financat publike, duke garantuar investime për të ardhmen. Janë spekulime sigurisht, por nëse bëhen realitet, do t’u hapin dyert ndryshimeve të mëdha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet