LAJMI I FUNDIT:

EVN u përgjigjet kërkesave të protestuesve (Video)

EVN u përgjigjet kërkesave të protestuesve (Video)

Këshilli protestues kundër EVN-së kanë realizuar sot sërish takim me drejtuesit e kësaj kompanie ku edhe kanë pranuar përgjigjen për kërkesat e parashtruara javë më parë. Pas daljes nga ky takim, përfaqësuesit e këshillit protestues shkurt kanë deklaruar se përmbajtjen e përgjigjes do ta publikojnë nesër në protestën e radhës që do organizohet nga Sheshi i Tetovës deri tek pikë pagesa afër tregut. Protesta do jetë e karakterit informativ, por edhe shprehje e pakënaqësisë ndaj mos përmbushjes së tërësishme të kërkesave të protestuesve.

“Dhamë sqarim për të gjitha pyetjet që janë nën ingerencat tona por sqarime edhe për të gjitha ato pika që nuk janë nën ingerencën e EVN-së së Maqedonisë për të cilat nuk vendos EVN siç është çmimi, liberalizimi dhe të tjerat që nuk na takojnë neve. Ndërsa ajo që është e jona sikurse kyçjet, borxhet e shfrytëzuesve përmirësimeve të energjisë që janë edhe pjesë e programit tonë për investime sikurse edhe përmirësimi i komunikimit, faturat në gjuhën adekuate pra për të gjitha këto dhamë sqarime pikërisht në këtë përgjigje me shkrim”, deklaroi për Alsat-M, Atanas Kovaçevski nga EVN-ja.

Ndërsa Blerim Fejzuli nga Këshilli i Protestuesve deklaroi se nga EVN-ja kanë marrë përgjigje me shkrim, kurse informacionet tjera do t’i publikojnë nesër në protestën e rradhës./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori