LAJMI I FUNDIT:

Përshkallëzohet protesta e opozitës

Përshkallëzohet protesta e opozitës

Protesta e Partisë Demokratike në Shqipëri për zgjedhje të lira e të ndershme është sot në ditën e tretë, ndërsa pritet përshkallëzimi i saj gjatë orëve në vijim.

Të dielën grupi parlamentar demokrat vendosi që PD të bojkotojë veprimtarinë parlamentare, derisa të përmbushen kërkesat e saj, për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, nga një qeveri teknike.

Mbështetës dhe zyrtarë të PD-së vazhdojnë të qëndrojnë në tendën e ngritur para selisë së kryeministrisë, që nga pasditja e së shtunës, në mbështetje të kërkesës për zgjedhje të lira e të ndershme.


Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në një prononcim për mediat mëngjesin e së hënës, deklaroi se protesta është vetëm në fillimin e saj, ndërsa paralajmëroi përshkallëzimin e këtij aksioni politik, në të gjitha format, për largimin e qeverisë.

“Me këtë qeveri zgjedhjet nuk do të bëhen. Nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë pa zgjedhje të lira e të ndershme”, ritheksoi Paloka.

Ndërkohë vijimi i protestës së PD-së përkon me 20 shkurtin, 26 vjetorin e rrëzimit në Tiranë të shtatores së diktatorit Enver Hoxha.

Me këtë rast, kryetari demokrat Lulzim Basha ftoi gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës.

“Miq, qytetarë, studentë, pedagogë, intelektualë, dhjetoristë, ju ftoj nesër të bashkoheni me ne për të kujtuar 20 shkurtin në orën 10:30 në Sheshin e Lirisë. Vetëm të bashkuar do t’i japim fund një herë e mirë demokracisë fasadë dhe zgjedhjeve fasadë. Pranverat tona të lirisë i kemi nisur bashkë dhe i kemi fituar bashkë”, shkruan Basha në FB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori