Naum Mara
Replikë me akademikun Rexhep Qosja, i cili në një intervistë ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po bën shtet me të vërtetë. Sipas Marës, Rama nuk bën shtet si burrë shteti por si statist.
Çështja nëse ka pak shtet apo shumë shtet te ne është shumë e diskutueshme dhe varet shumë nga interpretimi i fjalës “shtet”. Te ne ka institucione të strukturuara sipas modeleve të demokracive evropiane, të cilat janë përbërësit kryesorë të shtetit dhe megjithatë “Shteti” nuk funksionon si duhet. Se nuk mund të quhet shtet, kur njerëzit sorollaten zyrave për të mbaruar punë, kur janë të detyruar të paguajnë ryshfet për të marrë një provim, kur kodrave dhe maleve “harbohet” kanabisi, kur pacientët paguajnë nën dorë për një vizitë mjekësore në spitale, që financohen nga shteti, kur gjykatësit lirojnë nga burgu kriminelët se i kanë paguar mirë, kur deputetët bëjnë biznese nëpërmjet familjarëve të tyre duke përdorur statusin që kanë, kur ministrat akuzojnë njëri-tjetrin se kanë vjedhur etj. Këtë mund ta quajmë “Shteti shqiptar”, por është larg të qenit shtet.
Nga ana tjetër, ky “shtet” është shumë i fuqishëm, sepse qeveria ka përqendruar çdo gjë në duart e saj, se emrat e deputetëve i vendos i pari i partisë, se legjislativi pushton ekranet e kanaleve kombëtare jo vetëm të enjteve, por gjithë javën, se nuk meremeton dot çatinë po nuk pagove lekë direkt ose indirekt në Bashki, se gjykatat nuk marrin vendime të formës së prerë për të zgjatur “mjeljen” e të pandehurve apo palëve të interesuara, se mund të të kalbin në dru po i the ndonjë fjalë më tepër përfaqësuesit të shtetit, qoftë ky edhe një polic i thjeshtë. Mbi të gjitha, po punove në “shtet” ke rrogë edhe më të mirë se në privat. Për këtë lloj “shteti” kanë dhënë kontributin e tyre disa “shtetarë“ dhe jo vetëm Edi Rama, sikundër mëton në intervistën e fundit prof. Rexhep Qosja.
Sipas tij, shtetari Rama e mori shtetin nga një gjendje autarkie dhe anarkie dhe po e bën me të vërtetë shtet. Nuk di se kur përdor fjalën shtetar për Ramën, Qosja shqipëron “l’homme d’etat” nga frëngjishtja apo “statist” nga anglishtja. Midis tyre ka ndryshim të madh. Për mendimin tim, Edi Rama i përafron më tepër një shtetari “statist”, se për të qenë burrë shteti është shumë larg. Dhe statistë janë ata, që kërkojnë një kontroll sa më të madh të shtetit (në këtë rast të ekzekutivit) në gjithë çështjet shoqërore dhe ekonomike të një vendi. Një “shtetar” i tillë nuk është shumë larg një autokrati. Për më tepër “shtetarët” tanë kanë prirje të identifikohen me shtetin dhe kështu ka ndodhur me Berishën, Nanon, Metën dhe tani me Ramën.
Shqipëria, që vinte nga një “supershtet” i Diktaturës, ku nuk kishte asnjë lloj iniciative private, të drejtat e njeriut ishin të stërnëpërkëmbura, nuk ka nevojë për shtet të këtij lloji, që kanë ndërtuar katërshja e sipërpërmendur dhe të fundmit të së cilës i thuren lavde nga Rexhep Qosja. Shqipëria ka nevojë për decentralizim, për eliminimin e pengesave ndaj iniciativës private, për mbrojtje të lirive të individit, për ndarje të qartë të pushteteve, për zvogëlim të administratës shtetërore, për llogaridhënie të politikanëve ndaj atyre që i kanë sjellë në pushtet, për një peshë sa më të vogël të shtetit në kurriz të taksapaguesit. Rama nuk po e bën dhe as ka dëshirë ta bëjë këtë. Për të mos hedhur poshtë të gjitha që ka bërë, ai nuk ka penguar Reformën në Drejtësi, ka favorizuar investitorë privatë, ka rritur disiplinën në administratë, ka tentuar të bëjë reformime në arsim. E megjithatë është larg të qenit shtetar edhe në kuptimin “statist”.
Shtetarët tanë e duan shtetin, si një makinë të pasurimit të shpejtë të tyre dhe të njerëzve që kanë përreth, ndaj e duan “fuqiplotë”, por edhe “të brishtë”. Fuqiplotë për të drejtuar si duan ata, por edhe të brishtë për të mos u ndëshkuar vetë për paudhësitë e tyre. Viti 1997 ishte ilustrimi më i qartë i shtetit të plotfuqishëm, që u kthye në kaos. Edhe në këto 20 vite nuk është bërë shumë shtet për të parandaluar një çmenduri të atillë. Optimizmi i prof. Qoses i përngjet më tepër optimizmit të një tifozi, që entuziazmohet nga lojtari i zemrës edhe kur ai luan keq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet