LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, interesim i shtuar për kompensim të harxhimeve për dritaret PVC

Maqedoni, interesim i shtuar për kompensim të harxhimeve për dritaret PVC

Ministria e Ekonomisë deri më sot në orën 15 ka pranuar 723 kërkesa për kompensimin e shpenzimeve nga thirrjen publike për kompensimin e një pjese të harxhimeve për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose aluminium në amvisëritë për vitin 2017 postuar në web faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe në gazetat e përditshme “Dnevnik” dhe “Koha”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2017 janë siguruar fonde në shumë prej 20 milionë denarë, ndërsa ndarja e kompensimit do të bëhet në batë të parimit “Ai që vjen i pari, shërbehet i pari” deri në harxhimin e mjeteve.

Duke pasur parasysh se sasitë e kompensimit janë të ndryshme, ashtu siç janë edhe investimet e familjeve dhe faktin se jo të gjitha familjet do të marrin shumën maksimale të subvencionit, sipas pritjeve të Ministrisë së Ekonomisë me këtë masë do të mbështeten rreth 700 familje./Telegrafi/