Shteti ynë i brishtë e formoi një komision për të vërtetën. Edhe për pajtimin. Pajtimi gjithsesi duhet bërë, pra është në rregull edhe si ide e edhe si proces që duhet të ndodhë. Por, kam dyshimet e mia rreth pjesës së parë të emrit. E kush e di të vërtetën, more shtet? Ja ku po ta them: e vërteta nuk ekziston!
Kjo deklaratë ndoshta edhe mund t’ju zemërojë. Por, mos u ngutni. Nuk po flas për të vërtetën tonë, por për të vërtetën e atyre, ose thënë më saktë për gënjeshtrën e tyre. Sipas rregullit, gjërat qëndrojnë kështu: ne themi të vërtetën, ndërsa të tjerët gënjejnë. Edhe mirë bëjnë, përndryshe çfarë do ta arsyetonte mllefin tonë?
Kështu, për nevojat e debatit tim me shtetin, mund të pajtohemi se nuk ekziston një e vërtetë e pranuar për të gjithë. Lëre të tjerët, por djali më tha këto ditë se ai mendon se e vërteta është ndryshe. Nuk më tha se po gënjeja, por sidoqoftë, sipas tij ai e njihte më mirë çështjen në fjalë. Po debatonim për teknologjinë. Unë mendoja se ai është tepër i vogël për të kuptuar problemin, e ai po mendonte se unë jam tepër i vjetër për të kuptuar. Ku është e vërteta?
Gjithnjë do të dali dikush që mendon ndryshe. Pra, do të dali dikush të e shoh të vërtetën tënde si të rrezikshme për të vërtetën e përgjithshme, sepse zakonisht njerëzit fshihen pas të vërtetës së përgjithshme sapo preken interesat e tyre. Por, nëse pitja është ngrënë, ekzistojnë faktet, do të thoni ju?! Nuk ekzistojnë, as fakte as dëshmitarë. Të gjitha të këqijat i kanë bërë të tjerët. Ne të vërtetën e bartim nën sqetull! Kemi mediat tona, shkencat dhe artin tonë… krejt, i kemi. Jemi shtet!
Pra, ekzistojnë faktet dhe gjithçka varet se si dhe çfarë përfundimesh nxjerrim, sidomos çfarë arsyetimesh.
Padyshim, pjesa më e madhe e luftëtarëve në botë, pa përjashtuar edhe mercenarët, e kanë një ide se po luftojnë për një të vërtetë. Në emër të vërtetës janë bërë më shumë krime sesa për gjithçka tjetër. Për shembull, komunizmi. Për t’i bërë njerëzit e barabartë, si ishte ideja fillestare, u vranë me miliona njerëz. Por, edhe ata që mbetën nuk u bënë krejt të barabartë. Disa përdornin shtetin për të imponuar të vërtetën e tyre.
Ose, të marrim besimet. Mijëra njerëz u dogjën në turra drurësh, përfshirë edhe fshatra e qytete për t’i detyruar njerëzit të pranojnë të vërtetën e tyre. Me qindra njerëz hidhen në erë, përfshirë edhe veten, për të vërtetën e tyre.
Civilizimet, nga ana tjetër e globit, që nga lashtësia, të bindura se plaçkitja e asaj çka kishin krijuar popuj dhe kultura të tjera ishte e ligjshme, pushtuan kontinente dhe dogjën e plaçkitën çka u doli përpara. Të tjerët të bindur se aty ku kishin lindur, ajri, toka dhe nëntoka u përket vetëm atyre, vunë kufij dhe u dogjën për to. Në anën tjetër, ka që besojnë se toka është pasuri e përgjithshme, e cila është në shërbim të mbijetesës së llojit njerëzorë. Ku dihet e vërteta, o shtet?
Kur e vërteta shndërrohet në ideologji, ky është konkretizimi më i përafërt me idenë se e vërteta duhet të mbrohet me gënjeshtra për të mbijetuar. E vërteta është tepër e rëndësishme dhe duhet të mbrohet, madje edhe me gënjeshtra, do të thoshte dikur një i mençur. Ndërkaq, kur ideologjia vesh çizme, ajo e merr formën e tmerrit për ata që mendojnë ndryshe ose të cilët dyshojnë.
Nëpër shekuj njerëzit vriteshin për të vërtetën e tyre, luftonin për të. E vërteta vishej në uniformë. Pastaj, harrohet për çka ishte nisur lufta dhe ajo shndërrohet në vlerë në vete, në të vërtetë në vete. Luftëtarët shndërrohen në heronj, e heronjtë në të paprekshëm. Rrjedhimisht edhe e vërteta bëhej e pakontestueshme. E vërteta zyrtare është sikur muret e kështjellës që mbrojnë nga jashtë interesat e pushtetit. Populli brenda kështjellës duartroket oratorët përplot frikë nga ideja e rrezikut që vjen prej jashtë mureve të kështjellës.
Nëse ua mbyll derën të gjitha të metave, edhe e vërteta do të mbetet jashtë, tha i mençuri. Se mos kishte punë tjetër ai. Të vërtetën mund të arrijmë vetëm nëse na është lejuar të gabojmë, vazhdon ai kokëfortë. Pra, ne e kemi arritur të vërtetën absolute. Gabon shteti, gabojmë ne. Krejt mbrapsht thotë edhe një këngëtar i yni. Krejt mbrapsht thonë edhe ndërkombëtarët dhe na japin trajtim special Kështu që kemi bërë marrëveshje të heshtur. Të jesh i mençur do të thotë të bësh dallimin se cilat të vërteta duhet të thuash e cilat duhet të i heshtësh, paska thënë një tjetër. Të heshtim apo të vazhdojmë, të dashur miq?
Është e tmerrshme edhe të mendosh se ato që thonë të tjerët për ne janë të vërteta, ironizon një i mençur tjetër. Ah, të mençurit, na hëngrën mëlçinë. A mund të jenë të vërteta ato që thonë të tjerët për ne? Kurrë!
Për me e përmbyllë, të dashur miq, mbase pajtohemi se jeta sociale është debat. Nuk ka luftë më të ashpër se lufta me fjalë. Të tjerat janë veç pasoja!
Të mbajmë mllefin, të mendojmë për hakmarrjen apo të shohim edhe çfarë thonë të tjerët për ne. Mbase nuk na pëlqen? Sido që të jetë, edhe po (nuk) u pajtuam rreth të vërtetës, duhet të pajtohemi mes vete. E vërteta është në paqe, në zhvillim, në idenë e lirisë dhe barazisë.
As këto nuk ekzistojnë, do të debatojë dikush! Ndoshta nuk ekzistojnë, por është në natyrën e njeriut të mos ndalet kurrë së kërkuari ato.
Për fund fare, pasi nuk citova asnjë, sidomos këto xhevahiret për të vërtetën, shpresoj se dikujt krejt ky llafi im i sotëm të mos i ngjaj në plagjiat. Mund të pësojë nga e vërteta. Mund të më sjellin në shtëpi ndonjë certifikatë doktorate. Edhe në a(m)kademi… munden!
Ah, more shtet! Paqe dhe drejtësi! E vërteta , vjen vet, pastaj…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!