LAJMI I FUNDIT:

Fitoi lotarinë, paratë po ia nxijnë jetën (Foto)

Fitoi lotarinë, paratë po ia nxijnë jetën (Foto)

Jane Park është bërë fituesja më e re në Britani të Madhe, që ka fituar ndonjëherë në lotari shumën prej një milionë funteve.

Ajo ka qenë vetëm 17-vjeçare, kur me tiketën që bleu për herë të parë ia doli të zë preminë e xhiros, transmeton Telegrafi.


Por, tani pretendon se jeta saj është dhjetë herë më e vështirë, meqë të hollat e kanë bërë të jetë gjithnjë e frikësuar dhe të mos ketë rehati.

“Kam menduar se do të më përmirësohet jeta për dhjetë herë, por është krejtësisht e kundërta. Kam para, mirëpo jam e vetmuar meqë të gjithë me xhelozojnë”, ka thënë Park.

Megjithëse i ka dy prona të mëdha dhe drejton biznes të suksesshëm, ajo dëshiron ta padisë lotarinë sepse ia ndryshoi jetën për të keq. Sipas saj, nuk bën që një adoleshent të jetë fitues, sepse paratë kanë ndikim të keq dhe ia ndryshojnë mënyrën e jetesës.

Në videon e postuar më poshtë, shihet ajo gjatë vitit 2013 kur ishte e gëzuar dhe e lumtur për fatin e saj. /Telegrafi/