Ekspertët parashikojnë se së shpejti mund të ndodhë një katastrofë që do të shlyente njerëzimin nga faqja e dheut.
Ata konsiderojnë se rreziqet më të mëdha për njerëzimin janë: pandemia, ndryshimet ekstreme klimatike dhe luftërat bërthamore, transmeton Telegrafi.
Është e nevojshme që udhëheqësit botërorë të bëjnë përpjekje më të mëdha dhe të kufizojnë rreziqet rreth këtyre tri kërcënimeve, përndryshe rrezikohemi nga apokalipsi.
Ky paralajmërim i kobshëm vjen nga Universiteti i Oksfordit. Autorët e raportit i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të informohen për rëndësinë e të ardhmes së njerëzimit dhe të kuptojnë kërcënimet ndaj ekzistencës së njerëzimit.
Hulumtuesit kanë intervistuar ekspertët e këtyre fushave dhe, në bazë të këtyre intervistave, janë paraqitur hapat kryesorë që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rreziqeve që po kërcënojnë ekzistencën tonë.
Liderët botërorë duhet të bëjnë më shumë përpjekje në parandalimin e zgjerimit të sëmundjes së Ebolës dhe virusit Zika. Prezenca e këtyre sëmundje është një problem i madh, sepse ato përfshijnë patogjene të panjohura për të cilat nuk ekzistojnë vaksina.
Është e nevojshme që t’i kushtohet më shumë vëmendje armëve biologjike, transmeton Telegrafi.
“Në një studim të realizuar së fundmi lidhur me qëndrimet e ekspertëve teknikë për armët biologjike, theksohet nevoja urgjente për një fokus më të gjerë dhe më të qëndrueshëm ndërkombëtar”, ka deklaruar eksperti biologjik Piers Millet.
Bombat bërthamore janë armët më shkatërruese në botë, me një fuqi që mund të rrafshojnë qytete të tëra brenda një sekonde.
Duhet t’i kushtojmë vëmendje gjithçka çfarë hidhet në atmosferë, pasi që një numër i gazrave toksike janë përgjegjëse për ndryshimet ekstreme klimatike.
Që nga revolucioni industrial, njerëzit janë fajtorë për prishjen e ekuilibrit delikat në atmosferë.
Autorët e raportit paralajmërojnë se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje hulumtimeve gjeoenergjetike.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar mbi rreziqet globale është i rëndësishëm si kurrë më parë”, ka deklaruar Sebastian Farkvar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City