LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund të transportohet naftë përmes “Dojranit” dhe “Mexhitlija” pa miratimin grek

Nuk mund të transportohet naftë përmes “Dojranit” dhe “Mexhitlija” pa miratimin grek

Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë së Maqedonisë për hapjen e kalimeve kufitare në Dojran dhe Mexhitlija për transport të naftës, nuk mund të realizohet në praktikë pa miratim nga ana greke. Nga OKTA thonë se hapja e kalimit në Dojran nuk do ta zgjidh tërësisht problemin, për shkak se bëhet fjalë për kalim kufitar të vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria thonë se nga ana e Maqedonisë janë krijuar gjithë kushtet për shfrytëzimin e dy kalimeve kufitare, që të ndalohet kriza me naftë për shkak të bllokadës në Evzoni.


Ndërsa nga Drejtoria Doganore informojnë se ata kanë dalur në terren në dy kalimet kufitare, pas vendimit të Qeverisë./Telegrafi/